Kreu i PD Sali Berisha është thirrur nga SPAK ditën e nesërme, që të japë llogari për 4 vrasjet në bulevard në 21 janar.
Lidhur me këtë avokati, analisti Plator Nesturi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se SPAK mund t’i komunikojë akuzë Berishës për 21 janarin nesër.
Ai theksoi se Berisha ka frikë që të shkojë në SPAK, gjë e cila duket nga zvarritjet që ka bërë kreu i PD, pasi fletëthirrja nga SPAK i ka shkuar dy herë dhe ka refuzuar që të paraqitet.
‘Në PD nuk është bërë asnjë analizë humbje, Berisha i del përpara edhe konkurrentëve të tij të brendshëm. Qëllimi i foltores janë nga foltore në faltore që zoti të jetë Berisha dhe të gjithë të falen aty. Berisha se ka të qetë situatën e brendshme ka zëra të pakënaqur aty dhe ai do që të iniciojë ndonjë lëvizje. Po Berisha nesër duhet të shkojë në SPAK për 21 janarin dhe unë them se SPAK mund t’i komunikojë akuzë Berishës për 21 janarin. Unë e shoh tek frika e Berishës që e ka zvarritur’, tha ai.
Për deputetin e PS Ardit Bido, SPAK duhet që të vërë para drejtësisë urdhëruesit për vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar.
‘Vrasja kur është me faj duhet të ketë para drejtësisë fajtorët real dhe s’janë vetëm ata që gjuajtën por urdhëruesit politikë që një protestë sado të ashpër të zhvilluar nga qytetarët e përgjakën. Sot ne dëgjojmë për herë të parë se Berisha flet për vrasje shtetërore dhe kjo është një tentativë për ta normalizuar, vrasja shtetërore është vrasja më e rëndë që mund të bëhet. SPAK mund të vendos për herë të parë drejtësi’, tha ai.
Juristi Rezart Kthupin, tha se Berisha ka frikë të shkojë në SPAK. Ai theksoi se Strasburgu foli qartë se kush ishin organizatorët dhe vrasësit.
‘Do të dukej e shëmtuar nëse s’do të shkonte, edhe pse thotë unë shkojë, bënë këto zvarritjet e tij për të mos shkuar. Është i njëjti person që thoshte nuk është vrasje shtetërore, dhe sot pas 15 vitesh thua është krim shtetëor. SPAK ka përgjegjëi e hetimit të plotë, kur flasim për mëhyrën si ka ndidhru ngajrja, fillon me vrasjen e Aleks Nikës që nuk është mbyllur kurrë. Strasburgu foli qartë, për organizatorët dhe vrasësit’, tha ai.
Ndërkohë për Arlind Qorin nga ‘Lëvizja Bashkë’ teksa u ndal tek reforma në drejtësi tha se kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha do ndryshojnë reformën në drejtësi. Sipas Qorit kjo do të bëhet pasi të dy ata kanë frikë nga drejtësia.
‘Ne nuk hyjmë në pazaret e pista të partive, sa herë ka pasur ujdi mes Ramës dhe Berishës nuk ka qenë lajm i mirë, që nga 2008 për ndryshimin e kushtetutës. Dy partive u intereson dypartitizmi, Rama ka marr 83 deputet më shumë se çdo herë tjetër. Në çdo rast tjetër nuk ka pasur një mazhorancë kaq të fortë dhe se di kujt i intereson dypartitizmi.
Sot ne kemi autoritazimi në rritje të qeverisë dhe Ramës i intereson që të ketë përballë një dordolec si Berisha, qëllimi i tyre është që të mos ketë një parti tjetër të 3 në vend. I intereson Berishës sepse nuk duan që ta largojnë nga ajo që është shefi i opozitës. Zgjedhjet lokale treguan se pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Ujdia Rama- Berisha do të prek jo vetëm Kodin Zgjedhor por edhe Reformën në Drejtësi. Ata kanë frikë nga drejtësia. Të vraësh 4 qytetarë është e rëndë, Berisha tha është krim shtetëror’, tha ai.
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet projektbuxheti i Tiranës për vitin 2026.
Deputeti i PS Ardit Bido, tha se buxheti duhet të pasqyrojë edhe vullnetin e kryebashkiakut dhe ai duhet të jetë i pranishëm në mbledhje.
'Gjykata ka vendosur që nuk mund të shkarkohet kryetari i Bashkisë pa shkelje të rënda kushtetuese. Në këtë kuptim ai duhet të jetë një kryetar bashkie funksional, ai duhet që ti raportojë këshillit bashkiak. Ne duhet ta themi me zë të fortë se anormaliteti ka të bëjë me mënyrën se si arresti me burg është masa e parë që vendosin gjykatat për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe ne duhet që të qartësojmë se anormaliteti vjen prej këtij momenti. Kryetari është në burg dhe propozimi për buxhetin vjen nga personi që është komanduar dhe kjo s'do të thotë se në debatin mbi buxhetin s'duhet të jetë Veliaj', tha ai.
Komente












