Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak ku do të diskutohet projektbuxheti i Tiranës për vitin 2026.

Deputeti i PS Ardit Bido, tha se buxheti duhet të pasqyrojë edhe vullnetin e kryebashkiakut dhe ai duhet të jetë i pranishëm në mbledhje.

'Gjykata ka vendosur që nuk mund të shkarkohet kryetari i Bashkisë pa shkelje të rënda kushtetuese. Në këtë kuptim ai duhet të jetë një kryetar bashkie funksional, ai duhet që ti raportojë këshillit bashkiak. Ne duhet ta themi me zë të fortë se anormaliteti ka të bëjë me mënyrën se si arresti me burg është masa e parë që vendosin gjykatat për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe ne duhet që të qartësojmë se anormaliteti vjen prej këtij momenti. Kryetari është në burg dhe propozimi për buxhetin vjen nga personi që është komanduar dhe kjo s'do të thotë se në debatin mbi buxhetin s'duhet të jetë Veliaj', tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha në SPAK, Nesturi: Mund t’i komunikojë akuzë për 21 janarin! Kthupi: Strasburgu tregoi vrasësit! Bido: SPAK do vendos drejtësi