Berisha nga Bakuja: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull! Shumë shqetësuese furnizimi me armë ruse e kineze

AZERBAJXHAN- 'Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull!'- kështu u shpreh ish kryeministri, Sali Berisha nga Bakuja.

Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe.

Sipas Berishës Serbia nuk kërcënohet nga askush ndërsa për furnizimet me armë kineze e ruse, kreu i PD e sheh si shqetësim të madh.

“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe. "Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime" (Berisha citon Vuçiç-in), po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.”-tha Berisha.

Berisha e vijoi deklaratën e tij duke folur për rëndësinë jetike të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kryetari i PD-së shtoi se disa marrëveshje të firmosura kanë mbetur në letër ndërsa vërshoi në akuza ndaj multimiliarderit amerikan, Geroge Soros i cili sipas tij donte të prekte kufijtë e Kosovës.

Lideri demokrat theksoi se ka qenë një projekt për të ndryshuar kufijtë, projekt i mbështetur fuqimisht nga rusët, dhe kjo sipas Berishë po hapte kutinë e pandorës për rajonin.

"Në Bruksel kanë firmosur disa marrëveshje, disa janë zbatuar, disa mbetën në letër. Një iniciativë ka shkuar kot dhe ka dëmtuar procesin. Ka qenë një iniciativë për të ndryshuar kufijtë, thjesht me vija të pastra etnike për shkak të tre komunave serbe dhe tre shqiptare në jug të Serbisë.

Një projekt i tillë i mbështetur fuqishëm nga rusët, po hapte kutinë e pandorës për rajonin sepse një situatë e ngjashme etnike dhe gjeografike paraqitet në rajonin tonë ngado.

Fatkeqësisht të tregohem i sinqertë, projekti gjeti mbështetjen e një lobimi të fortë të multimiliarderit Soros, i cili e paraqiti projektin si një projekt të fondacionit Shoqëria e Hapur të Sorosit në Beograd, në atë kohë kur projekti erdhi në tryezën time shpesherë, dhe në fakt ka disa qarqe që e mbështein në Bruksel. Pas dështimit të projektit ne u kthyem në pozitat që kishim qenë.”-tha Berisha.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!