Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër

Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër

Sali Berisha gjatë fjalimit të sotëm nga ballkoni, teksa ndodhet në arrest shtëpiak

Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”, ka sulmuar nga ballkoni i banesës në fjalimin e mbrëmjes së sotme (24 nëntor), kryeministrin Edi Rama, për atë që e quajti “dhuna barbare” ndaj emigrantëve shqiptarë që protestuan në Londër.

Gjithashtu ai përdori edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, si një motiv për protestë më shumë ndaj “narkoshtetit dhe narkoregjimit”, në të martën e 26 Nëntorit. Berisha njoftoi se nesër më 25 Nëntor, do të mbahen edhe homazhe në vendin ku u vra nxënësi i shkollës “Fan Noli”.

“Nesër nderime në vendin ku xhelatët në gjirin e shkollës, në krahët e shkollës, i morën jetën, e vranë publikisht engjëllin, yllin Martin Cani. Për kujtimin e tij dhe kundër kësaj bande kriminelësh që nuk ua ndjen për asgjë, përveç se interesave të tyre kriminale. Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve”, tha Berisha ndër të tjera.

Kryetari i PD shtoi edhe se “Edi Rama kthehet nga Londra, pasi ka hequr çdo maskë, pasi ka dëshmuar që është i biri i të atit, që firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë, ekzekutimin e tyre, pavarësisht nuk kishin asnjë faj”.

“Ilir Meshi, të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë. Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e  shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore.  Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve”, theksoi Berisha para mbështetësve poshtë ballkonit. 

Berisha komentoi protestën e Londrës dhe dhunën, duke e lidhur edhe me nismën e kryeministrit për mbylljen apo kufizimet në TikTok dhe Snapchat.

“Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij”, tha ish-kryeministri, aktualisht deputet i PD nën arrest shtëpiak, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur