Berisha nga Fushë Kruja: BE dha 1 miliardë euro, por Rama u vërsul për t'i përdorur duke blerë vota

FUSHË KRUJË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama duke thënë se lekët që BE-ja ka dhënë për rindërtimin, kreu i qeverisë i ka përdorur për të të blerë vota. Në një takim me familjen Jaku në Fushë Krujë, Berisha tha se gjatë ndalesës së tij në Shijak kishte parë shtëpi të rindërtuara, por ato nuk u ishin shpërndarë qytetarëve për shkak se po i ruajnë për zgjedhjet.

“Jam prekur shumë. Nusja është shpresë. Ju më përmalluat, kur pash gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t'ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës. Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin blerjen e votave. Unë isha në Shijak. Kishte pallate të ndërtuara, por nuk i shpërndanin sepse po presin zgjedhjet që t'i përdorin për vota. Bota i dha 1 miliardë e më shumë, dhe mund të ndërtohej, rindërtohej çdo banesë”, tha Berisha.

Akuza hodhi edhe në drejtim të kabinetit qeverisës. Për Berishën, ministrat nuk kanë në fokur qytetarët, por vetëm se si të mbrojnë kreun e qeverisë.

“Dje në Parlament ishte dita kur ne duhej të paraqisnim hallet e qytetarëve, diskutimet u kushtohen halleve dhe problemeve të qytetarëve. Dje u thashë aty, sepse ata merren si të mbrojnë atë qeveri, ata ministria dhe mendojnë çdo ditë për veten dhe pasurimin e tyre. Nuk mendojnë për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje, plaçkitje, lidhje me botën e krimit dhe braktisjen e qytetarëve. Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e përditshme të tij. i kanë rritur çmimet në qiell, nuk ka turp më të madh. Një shtet që lë punonjëse, që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve të kësaj zone, në një çadër”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama nuk ka në fokus qytetarët, por mendon vetëm për veten e tij, duke përmendur udhëtimet jashtë shtetit, sipas së cilit i kushtojnë deri në 150 mijë euro udhëtim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Berisha: Qytetarët në çadër, Rama 150 mijë euro udhëtimi! Ia ka mbyllur Zoti sytë

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në një kohë që kryeministri Edi Rama shpenzon mijëra euro për udhëtimet e tij, qytetarët i ka lënë në harresë.

“Vetë Edi Rama, merr avionin personal në dispozicion, 150 mijë euro udhëtimi, kur shkon në Nju Jork i shkon edhe 300 mijë euro dhe nuk do të ja dijë. Blen për oborrin e brendshëm të kryeministrisë, ai thotë instilacion, por ato janë kuti druri, arkë mbi arkë, 4 milionë euro, kurse ti fle në çadër. Ai blen atë për të kënaqur sytë dhe xhepin, se ka nda dhe pare xhepi aty ai. Pra kur hajnia ti verbon sytë dhe ta merr krejtësisht moralin, nuk të lë asgjë në shpirt. Ja ka mbyllur Zoti sytë”, tha Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 04/10/2022 22:24

    Ik mor legen ske goje te flasesh ti qe e ke vjedhur poshteruar vrar e cfar si ke ber ketij vendi. Ate qe ka ber Rama per rindertimin me ty felliqesir se shihje ne enderr. Jan rindertuar te pakten mbi 80 % e objeteve te demtuara. Po te ishte ti kriminel kush do te jepte mbi nje miljon Euro???????????????????????? Qente e ketij kombi qe e keni rjepur nga 30 vjet. Ty legen as qe te degjon njeri,po gjynah per demokratet e vertet Jo legenat si puna jote do ngelen edhe CA koh ne opozit per fajin tend. Kerm politike.

    Përgjigju
  • Jari: 04/10/2022 18:06

    Ore po ky s është në terezi, ky Non Grada, në Bubq është bërë një lagje e Re për tu sistemuar i gjithë Bubqi, ky Sali Mortja vetëm gënjen më kurvë burrë se bë Nëna.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë