TIRANE- Gjatë vizitës që po kryen në Slloveni, Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se heqja e imunitetit nuk bëhet për të fituar kapital politik.
Pas takimit me homologun slloven, Janez Jansa kryeministri theksoi se për të nuk ka rëndësi rruga që do zgjidhet për heqjen e imunitetit, por fakti që të realizohet qëllimi që asnjë zyrtar nuk do të jetë më imunitet.
“Heqja e imunitetit është kërkesa ndër më të drejtat dhe legjitimet të Bashkimit Evropian. Vendet e lira nuk mund të pranojnë që zyrtarët e tyre të jenë imun për keq veprimet që bëjnë në drejtim të korrupsionit dhe krimit të zakonshëm. Ka 10 vjet që ne kemi kërkuar një gjë të tillë, kemi qenë në opozitë dhe në mënyrë të përsëritur e kërkojmë. Theksoj këtu se për mua nuk kanë rëndësi rrugët, rëndësi absolute ka heqja e imunitetit. Natyrisht pas një serie dështimesh për ta hequr në rrugë parlamentare për shkak të kundërshtimit të palës tjetër, ne kemi vendosur ti drejtohemi popullit për referendum dhe absolutisht opsioni i referendumit mbetet në këmbë dhe operativ që në momentin që parlamenti nuk do të votojë heqjen e tij, sepse unë e gjykova që ky është një parim i madh i vlefshëm për të luftuar me të gjitha mjetet demokratike.”
Nga ana e tij kryeministri slloven shtoi se për heqjen e imunitetit duhen të ndiqen të gjitha rrugët ligjore.
“Besojmë se opozita nuk do ta shfrytëzojë këtë si një tendencë të brendshme politike. Por do të ofrojë bashkëpunimin aty ku duhet 3/5 e votave. Ajo duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme. Këtu nuk kemi të bëjmë aspak me çështje që kanë të bëjnë vetëm me marrëdhëniet e brendshme të shtetit. Bëhet fjalë për kërkesa të cilat BE i ka përcaktuar, jo vetëm karshi Shqipërisë, por për çdo vend që synon t’i bashkëngjitet BE-së për të realizuar standardet evropiane”- tha Jansa.
Më herët ai është takuar edhe me Presidentin e Asamblesë parlamentare z. Gregor Virant si dhe dhe presidentin e vendit Danilo Turk. Vizita e kryeministrit do të vazhdojë dhe nesër ku do të marrë pjesë në edicionin e dytë të Forumit Strategjik të Bled-it.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com