VIDEO/ Berisha nis ‘pastrimin’ e selisë blu, fillon epoka 'post Basha', i zbrazin zyrën! Nis heqja e dyerve të blinduara

Komisioni i Rithemelimit ka nisur pastrimin e selisë blu. Report Tv sjell pamjet ku duket se në seli ka filluar të hiqen dyerd e blinduara si dhe letra adeziv nga dyert dhe xhamat, e cila ishte vendosur nga Lulzim Basha përpara protestës së dhunshme të 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku duket se 'ndryshimet' kanë prekur edhe zyrën e Bashës, e cila është totalisht e zbrazur. 

Dyert e blinduara u vendosën nga Basha në muajin janar, disa ditë para protestës së thirrur nga ish-lideri Sali Berisha. Heqja e dyerve të blinduara u kërkua nga disa deputetë në mbledhjen e Kryesisë. 

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit ishin sot në selinë e Partisë Demokratike nga ku deklaruan se do të fillojnë edhe me heqjen e dyerve të blinduara, por ku proces do zgjasë disa javë.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. 

8 janari 2022 ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
FOTOLAJM/ Berisha i zbraz zyrën Lulzim Bashës

1648319322_6b63053c87ea4b2985c4cb45721e18c2.jpg

Në një kohë kur në PD ka nisur puna për heqjen e dyerve të blinduara, Report Tv ka siguruar një foto ku duket zyra e Lulzim Bashës, e cila tashmë është e boshatisur.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. 

Ora 19:09
Nis heqja e dyerve të blinduara në selinë e PD-së (VIDEO)

 

Pas heqjes së adezivëve në xhama, në selinë e Partisë Demokratike ka nisur puna për heqjen e dyerve të blinduar të vendosura nga Lulzim Basha, për të zmbrapsur militantët e Berishës më 8 janar.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja