Edhe pse Partia Demokratike është 'skenë krimi' për autoritetet hetimore, Sali Berisha është rikthyer sërish sot aty. Ai ka shkuar në Selinë e Partisë Demokratike së bashku me Komisionin e Rithemelimit për të mbajtur një deklaratë.

Edhe pse u pa dje për 20 minuta në komunikim intensiv me mesazhe me dikë tjetër dhe më pas vendosi shpërndarjen e mbështetësve të tij, Sali iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku, se gazi lotsjellës me sasi të madhe e ka bërë që të tërhiqet nga vazhdimi sulmit në PD.  Berisha tha se mbështetësit e tij ishin shpërndarë anëve të Lanës nga gazi.

Gazetarja Maloku e pyeti ish-Kryeministrin nëse do të kishte viktima nëse nuk ndërhynte policia dje , por ai tha askush nuk ishte i armatosur nga njerëzit e tij dhe asgjë nuk do të pësonin ata që ishin lart me Bashën.

Berisha vazhdoi me të tijën se militantët e tij kanë qenë shembullorë dje dhe se nuk kanë ushtruar asnjë akt dhune. ''Dje nuk kemi hedhur asnjë gur, ishim njerëzit më paqësorë që keni parë''. Sipas tij ata janë heronj sepse ia çmontuan dyert e blinduara atij që tashmë ish-Kryeministri e quan 'Lul brava'. Berisha nuk e ka një datë për protestën e radhës, duke ia lënë sipas tij 'një kohe më të përshtatshme'.

Ish-Kryeministri e njoftoi deklaratën e sotme me Komisionin e Rithemelimit që prej orës 13:30. Kjo bëri që fillimisht njerëzit e Bashës t'ia kyçnin portën Kryesore por më pas 'ndërruan mendje' dhe e hapën atë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:31
Floriana Garo: Basha gjakosi e helmoi demokratët për pasurinë e tij! S'na ndalon asgjë për rikthimin e selisë së PD-së në shtëpinë e lirisë

Drejtoresha e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo akuzon Lulzim Bashës se ka dhunuar, gjakosur e helmuar demokratët dje vetëm për të vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij. Garo thotë se anëtarët e komisionit të Rithemelimit janë të vendosur që të shpëtojnë Partinë Demokratike e ta kthejnë selinë në shtëpinë e lirisë.

'Lulzim Brava, skllavi I Edi Rames, qe sot ka uzurpuar seline e demokrateve si kryetar i emruar nga Edi Rama me ndihmen e narkopolicise se tij dhe shkarkuar ne 4446 delegate te kuvendit te 11 dhjetorit dhe 44 mije antare te PD ne referendumin e 18 dhjetorit 2021, doli ne skenen e krimit atje ku dje, vrasesit, banditet me dhe pa uniforme, dhunuan qytetaret, duke ofruar serish trillimet bajate per beteja imagjinare te cilet shiten pa filluar per aleancen e gazit Brava -  Rama.

Lulzim Brava eshte pergjegjesi kryesor i humbjeve te njepasnjeshme te Partise Demokratike. Pasi i shiti dhe shkeli per 8 vjet sakrificat e demokrateve per pazar - koncesionet me Edi Ramen, ai ne bashkepunim me kete te fundit dje, dhunoi, gjakosi dhe helmoi demokratet vetem e vetem per te vazhduar korrupsionin dhe pasurimin e tij!

Dje shqiptaret u bene deshmitare se Edi Rama me kerkesen e skllavit te tij, ushtroi dhune arrestime dhe gazlotsjelles ndaj mijera demokrateve. Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje me cdo kusht ne krye te selise e PD skallvin e tij. Ndersa qellimi i vetem i pengut eshte te vazhdoje pazaret me Edi Ramen ne kurriz te humbjeve dhe sakrificave te demokrateve!

Qellimi dhe misioni i demokrateve te lire eshte dhe do te jete garantimi i pluralizmit te vertete politik, clirimi i PD dhe opozites nga pengmarrja e Rames dhe pazareve te pista te skllavit te tij! Sot, demokratet jane me te vendosur se kurre, qe nje aleance e gjere me qindra mijera qytetare te shpetojne Partine Demokratike dhe opoziten, pluralizmin nga Rama dhe skllavi i tij! Nuk ka asgje qe do mund te na ndaloje ne rikthimin e Selise se Partise Demokratike nga peng i qeverise ne shtepine e lirise!'-shkruan Garo.

Ora 14:48
Pse u tërhoqët dje papritur? Berisha për Report Tv: Në çdo betejë ka tërheqje, hodhën gaz ndaj meje por unë vazhdova

 

Për Sali Berishën gazi lotsjellës me sasi të madhe e ka bërë që të tërhiqet nga vazhdimi i sulmit dje në PD. Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku, se çfarë e bëri ta shpërndante papritur protestën e djeshme, Berisha tha se mbështetësit e tij ishin shpërndarë anëve të Lanës nga gazi.

"Thjesht ishte sasia e gazit. Njerëzit ishin të shtrirë nga helmimi, në anët e Lanës. Gjithmonë në betejë ka një tërheqje kur shikohet se është përdorur lëndë kimi toksike. Kjo ishte e vetmja arsye. Unë isha këtu, vazhdova", tha Berisha.

Pyetjes tjetër të Report Tv se a do të kishte viktima nëse nuk ndërhynte policia, Berisha tha se asnjë viktimë nuk mund të kishte.

"A patë ju njeri të armatosur nga ato dhjetëra mijëra njerëz nga unë.  I përgëzoj të gjitha ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim Bravës që kërkonte t'i përdorte 'mish për top'. Por ata s'do i prekte asnjë me dorë.  Shkatërrimi i godinës është blindimi. Shndërrimi i saj në një bunker si asnjë seli tjetër në Evropë. Nuk ka më shqiptarë që nuk e ka të qartë se Edi Rama faktikisht ka një zyrë në Kryeministri dhe mjerisht gjeri sa ta çlirojmë edhe një zyrë në këtë seli. Lulzim Basha është murosur në muret e Kryeministrisë deri sa ta çlirojmë edhe atë", tha Berisha për gazetaren e Report Tv.

Ora 14:42
34 të arrestuar nga ‘lufta’ mes demokratëve, Berisha: Akt i turpshëm dhe kriminal! Basha armik i të gjallëve dhe të vdekurve në PD

 

Sali Berisha, e cilësoi arrestimin e 34 demokratëve që morën pjesë në protestën e djeshme si një akt kriminal.

"Lulzimi po bashkëpunon me narkopolicinë e Edi Ramës. Pas protestës janë arrestuar, ndaluar demokratë që nuk kishin kryer në mënyre absolute asnjë lloj akti për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një tjetër histori turpi e Lulzim bravës, si një vegël e Edi Ramës.  Basha është sot në armiqësi të plotë dhe totale me të gjithë anëtarësinë, familjet e anëtareve të PD, me të vdekur dhe të gjallë të kësaj partie.  Arrestimi i demokratëve ishte një akt i turpshëm dhe kriminal. Basha ka fshehur vrasësit dhe kriminelët në seli. Të dhëna të sigurta që Lulzim Brava, ka nxjerr armët e tyre me mjetet e tij, që nëse policia do të hynte brenda të mos gjendeshin të armatosur banditët.", tha ai.

Ora 14:35
Berisha një ditë pas sulmit në PD: Heronjtë e 8 janarit ishin gjakftohtë, i japen dyert e blinduara të Bashës! Nuk do të ndalemi

 

Nga Partia Demokratike, Sali Berisha nuk shfaqi asnjë distancim nga dhuna e ushtruar dje në selinë e PD.

"Falënderim ndaj heronjve të 8 janarit, të cilët në një mision historik me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore për demokratët shqiptarë.

Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi, narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër atyre.

Pavarësisht nga këto, ato sicc u konstatu dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën. Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqiëri", tha Berisha.

Ora 14:04
Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit drejt Selisë, i vihet dryni Partisë Demokratike por pastaj ndërrojnë mendje

1641733459_Sequence03.00202608.Still044.jpg
Vetëm pak minuta pasi Berisha njoftoi se do të shkonte në selinë e PD-së për të mbajtur një deklaratë me Komisionin e Rithemelimit të PD-së, portës hyrëse i është vënë kyçi. Por më pas kanë ndërruar mendje dhe e kanë hapur derën.