Berisha: Një grup i vogël i kanë shitur shpirtin djallit, vjellin vrer gjithë javës, të premten shkojnë në xhami për të larë mëkatet

 

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga ‘Foltorja’ e Devollit se makinera propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Berisha theksoi se një grup i ka shitur shpirtin djallit dhe vjellin vrer gjithë javës, ndërsa shtoi se të premteve shkojnë në xhami për të falur mëkatet, por prap dalin mëkatarë.

“E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Analistët, me në krye Baton Stanishiqin, është një grup tjetër i vogël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit, xhepit të tyre, vjellin vrer gjjithë javës. Shkojnë të premten në xhami për të larë mëkatet, në fakt hyjnë dhe dalin mëkatarë, ja lëmë zotit punën e tyre. S'merremi me ta. Nga studioja në studio. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin."-deklaroi Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja