Berisha: Pengkryetari anëtar i organizatës kriminale nga belgët për 'Toyota Yaris'! ‘11 dhjetori’ zhvillohet në ‘Air Albania’...(stadiumin që e cilësonte si folenë e klanit mafioz të Ramës)

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal sot në Devoll për 'Foltoren' e 26-të me demokratët. Ish-lideri historik i PD hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se në 8 vite qeverisje e çoi Shqipërinë nga një rekord i zi në një tjetër duke e kthyer vendin në delen e zëzë të Ballkanit.

Ai hodhi akuza edhe ndaj opozitës dhe kryetarit të PD Lulzim Basha. Berisha u shpreh se roli i opozitës këto 8 vite me në krye peng kryetarin ishte në dështim me çdo nismë që mori ndërsa i kërkoi sërish Bashës të japë shpjegime për përfshirjen në dosjen 'Toyota Yaris' dhe 'Muzin'. Berisha tha se Basha në dosjet e autoriteteve belge është anëtar i organizatës kriminale. 

Në përgjigje të akuzave, Basha tha se e vetmja dosje që ekziston është ajo 'non grata' në SHBA, duke iu refuar shpalljes non grata të Berishës.

Sakaq, ish-kryeministri deklaroi se projekti i emirateve në Durrës nuk do zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme e vendit.

“Kanë dështuar në çdo premtim që kanë bërë. Ka dështuar të ndërrojë rotacionin e pushteti me votë. Nisi çadrën për mbrojtjen e votës, përfundoi në qeveri. Ndodhën zgjedhje të tjera, sot ne vijmë kokëulur para shqiptarëve se humbën 4 zgjedhje, ose kemi dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri i papërgjegjshëm, një njeri pa integritet nuk kupton se pas këtyre humbjeve duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Me opozitën ndodhi ajo që po del përditë në pah. Kryetari është marrë peng nga qeveria dhe të tjerë. Në fillim të kësaj lëvizje e quajta ‘peng Basha’. Kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se i tillë është. Faktet e dëshmojnë çdo ditë e më shumë këtë gjë. Nëse është vendosur narkoshteti, kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në Foltore të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegime për Toyota Yaris.

Të japë shpjegime për dosjen Muzin. Edi Rama e ka kursyer të ka mbajtur peng me dosjet në Shqipëri, por me dosjet në Belgjikë e vërteta është se është i shpallur anëtar i organizatës kriminale. E garantoj se me radhë do të dalin edhe dosje të tjera dhe e garantoj këtu se projekti i emirateve në Durrës nuk do zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca më e fuqishme e vendit.”-tha Berisha.

Teksa u pyet se ku do të mblidhen demokratët për Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha tha se mund të mblidhen në stadiumin ‘Air Albania’ por kjo sipas tij varet nga kushtet atmosferike. Sakaq, ish-lideri historik i PD deklaroi se pas Kuvendit të 11 dhjetorit do të caktojnë edhe datën e protestës së madhe kombëtare kundër Edi Ramës. Vendi që Berisha ka zgjedhur për 11 dhjetorin "Air Albania" në fakt është sulmuar po nga ai vetë dy vite më parë duke e cilësuar si “folenë e klanit mafioz të Ramës”.

"Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi 'Air Albania', por për motin nuk e dimë", tha Berisha."-tha ai.

Ish-kryeministri Berisha hodhi akuza edhe ndaj një grupi opinionistësh, të cilët sipas tij janë një grup i vogël që i ka shitur shpirtin djallit dhe vjellin vrer gjithë javës, ndërsa shtoi se të premteve shkojnë në xhami për të falur mëkatet, por prap dalin mëkatarë.

“E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Analistët, me në krye Baton Stanishiqin, është një grup tjetër i vogël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit, xhepit të tyre, vjellin vrer gjjithë javës. Shkojnë të premten në xhami për të larë mëkatet, në fakt hyjnë dhe dalin mëkatarë, ja lëmë zotit punën e tyre. S'merremi me ta. Nga studioja në studio. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin."-deklaroi Berisha.

Ai falenderoi delegatët që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit ndërsa theksoi se mbështetja e tyre në mënyrën më civile dhe më paqësore ka transformuar Shqipërinë, si një revolucion i vërtetë demokratik.

“Foltorja u shndërrua në një dritë të vërtetë shprese, ajo rezonoi fuqishëm jo vetëm në katër anët e vendit, por në katër anët e kombit shqiptar, kudo që janë sot shqiptarët përreth në SHBA dhe në Europë. Shqiptarët shohin shpresën e tyre të vërtetë te lëvizja 'Foltore'.”-deklaroi ish-kryeministri.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:37
'Foltorja' i përgjigjet Bashës: Halli i demokratëve janë pazaret e tua me Ramën

1638556933_autoBerishaneDevoll71638555912.jpg

Zëdhënësja e 'Foltores' së Berishës, Floriana Garo, i është përgjigjur deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha i cili reagoi pas akuzave të Berishës se ai është shpallur si anëtar i organizatës kriminale nga autoritetet belge për çështjen ‘Toyota Yaris’. Garo shprehen se i vetmi hall i shqiptarëve dhe demokratëve janë dështimet dhe pazaret e Bashës me Ramën.

“Halli i i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e një pas njëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhëtia ndaj sakfrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Partia Demokratike do ta realizoje këtë mision në aleancë me gjithë demokratet dhe qytetarët që kerkojnë shpëtimin e Shqipërise përmes një PD më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!”-thuhet në deklaratën e Garos.

Ora 19:10
Berisha e akuzoi  si anëtar i organizatës kriminale për 'Toyota Yaris', Basha: Dosja e vetme që ekziston është ajo 'non grata' nga SHBA

1591096256_basha.jpg

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, i cili tha se ai akuzohet nga prokuroria belge si anëtar i organizatës kriminale për 'Toyota Yaris'. Basha tha se këto trillime nuk fshehin dot të vërtetën e Berishës dhe se dosjes së tij 'non grata' nga SHBA.

"Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal", shkuan Basha'

Ora 18:14
'Foltorja' në Devoll, qytetari-Berishës: Nga e gjete këtë Bashën se do hajë kokën e tij

 

Një qytetar i pranishëm në 'Foltoren' e Berishës në Devoll, tha se Luli (Lulzim Basha) nuk e di si është themeluar PD-ja, me gjak e sakrifica. Ai iu drejtua Berishës duke i thënë se nga e gjeti këtë Bashën Sakaq, ai deklaroi se Basha do hajë kokën e tij.

"E more të vockël, e rrite doktor, ai kërkon të të hajë ty edhe neve, gjë që s'ndodh kurrë o doktor, ai do hajë kokën e tij o doktor. Ti je kockë e fortë"-tha ai.

Ora 18:03
Berisha: Mund të mblidhemi në stadiumin 'Air Albania', pas Kuvendit të 11 dhjetorit do caktojmë protestën e madhe

 

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga ‘Foltorja’ e Devollit për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi 'Air Albania' për t'u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike. Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare.

"Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi 'Air Albania', por për motin nuk e dimë", tha Berisha.

Vendi që Berisha ka zgjedhur për 11 dhjetorin "Air Albania" në fakt është sulmuar po nga ai vetë dy vite më parë duke e cilësuar si “folenë e klanit mafioz të Ramës”.

Postimi i Berishës në 2019
Ora 17:57
Berisha: Një grup i vogël i kanë shitur shpirtin djallit, vjellin vrer gjithë javës, të premten shkojnë në xhami për të larë mëkatet

 

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga ‘Foltorja’ e Devollit se makinera propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Berisha theksoi se një grup i ka shitur shpirtin djallit dhe vjellin vrer gjithë javës, ndërsa shtoi se të premteve shkojnë në xhami për të falur mëkatet, por prap dalin mëkatarë.

“E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Analistët, me në krye Baton Stanishiqin, është një grup tjetër i vogël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit, xhepit të tyre, vjellin vrer gjjithë javës. Shkojnë të premten në xhami për të larë mëkatet, në fakt hyjnë dhe dalin mëkatarë, ja lëmë zotit punën e tyre. S'merremi me ta. Nga studioja në studio. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin."-deklaroi Berisha.

Ora 17:49
Berisha: Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve dhe statutit! Janë emëruar nga kryetari! PD përjashtoi votën

 

Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Devollit se Kryesia e PD është në shkelje flagrante të parimeve ndërsa theksoi se 60 për qind e tyre janë të emëruar nga kryetari.

"Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve të saj. 60 për qind është e emëruar nga kryetari. De fakto ajo është e paligjshme në parim, por e paligjshme dhe me statut sepse statuti kërkon se anëtari i kryesisë të votohet nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura dhe votë të fshehtë. Kryetari votoi 15 veta me kandidatura. 20 e disa të tjerë nuk i votoi fare. PD përjashtoi votën. Akti ynë i parë madhor do jetë rikthimi i votës. Do vendosim primaret dhe primaret janë një vlerë e madhe. Qëndrimet e Bashës janë antieuropiane dhe antiamerikane. Përjashtimi i votës është antieuropian dhe antiamerikan. Do rikthejmë votën ta bëjmë shtëpinë tonë, në shtëpinë e vërtetë të lirisë."-tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2021 03:51

    Ky gomar kerkon te na shpjerre prape ne arbitrazh,qe te paguajme prape demshperblime per mosberjen e projektit per portin e Durresit!!!

    Përgjigju
    • adi: 04/12/2021 07:52

      jo po me mire tja japim portin per zhvillim kompanise te lulpengut sic ka bo rama

  • Ehuuu: 03/12/2021 18:51

    O bish nisi i ftohti per keto protesta, sikur te presim deri nga pranvera

    Përgjigju
  • ZABRAHAN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/12/2021 18:28

    O salhe je fut në reth të kuq komplet si familje nga shteti më i fuqishēm i Botës. Nuk ke shanc Reçi po të pret. Do lush domino me like floririn e lyl shsl ngjitmin. Aty në reç mund dhe të shkruash kujtimet e tua o salheu me morra. Me Amerikën sja ka dal dot Burra bote e jo mo ti që je një kok pa lar i gjithi karr.

    Përgjigju
    • Taipi: 03/12/2021 19:35

      Kokën palarë jam dakord...po atë tjetrin jo ...sepse duhet ta ketë për nder të jetë kaaaa ...psh këtij timit i vjen anës

  • Ola: 03/12/2021 18:18

    U bej thirrje organeve te gjyqsorit ta arrestojn sa nuk esht von ket monster.Amerika beri qe ky te ngrihet ne iemb dhe Amerika tja keputi kembet ktij krimineli qe prap doni vej flaken vendit.

    Përgjigju
  • I tej: 03/12/2021 17:52

    O Berish o qen me morra na rrujc trapin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja