Milani është ndalur në një barazim me Torinon në javën e 32 të Serie A. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-0, gjë e cila e bën edhe më të vështirë rrugëtimin për titullin kampion.

Protagonisti kryesor ishte gardiani Etrit Berisha, i cili arriti të ndalonte disa raste deçizive të Milanit.

Milan vijon të mbajë vendin e parë të Serie A, me 2 pikë më shumë se Interi, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.