'Minoi demokracinë', Berisha 'non grata' në SHBA, Frrok Çupi: DASH i bëri përcaktimin më të fortë të dhënë për çdo tiran të botës! Fëmijët e tij të dalin para drejtësisë e t'u kthejnë lekët shqiptarëve

'Berisha me aktet e tij korruptive ka minuar demokracinë' për analistin Frrok Çupi është një nga definicionet dhe përcaktimet më të forta që është bërë deri më sot për çdo tiran të botës. Çupi tha për Report Tv se po të mos ishte SHBA në krahun e Shqipërisë, dinastisë së korruptuar Berisha nuk do i jepej dot fund. Analisti tha se që kur Berisha ka marrë pushtetin në 1992 e gjithë Shqipëria ka punuar në interesa të familjes Berisha. Sipas Çupit aferat e Sali Berishës janë aq të mëdha sa për fakt të tij u shkaktuar një luftë civile që të fshihej korrupsionin me thyerjen e embargos së naftës dhe armëve për Afganistanin dhe Serbinë dhe më pas pastroi lekët me hapjen e firmave piramidale. Por edhe në 2005 tha Çupi, Berisha vuri të gjithë qeverinë e tij në funksion të familjes së tij duke u dhënë toka e pasuri shtetërore fëmijëve të tij.

"Përcaktimi që Blinken ka dhënë për Berishën për korrupsionin e tij ka dëmtuar demokracinë është definicioni më i fortë që është dhënë deri më sot për çdo tiran të botës. Gjithashtu Shqipëria ka punuar për familjen Berisha që prej '92 dhe faza e parë që u mbyll me luftën civile në 97 ishte për arsye të korrupsionit të Berishës. Akti i parë ishte thyerja e embargos dhe shitja e armëve dhe naftës nga Afganistani deri në Serbi dhe e gjithë ajo para ka kaluar nga duart e Berishës dhe më pas firmat piramidale, që u hapën me qëllim që të laheshin paratë e fituar nga embargo e armëve dhe naftës. Faza e dytë e korrupsionit të tij ishte në 2005 kur Berisha vuri të gjithë qeverinë dhe shtetin në funksion të familjes së tij duke i thënë toka fëmijëve të Berishës. Këtë herë ne kishim në krah SHBA, ndryshe nuk mund t'i jepej fund kësaj dinastie krejtësisht të korruptuar dhe shkatërrimtare për vendin", tha Çupi.

Çupi tha se Sali Berisha është i vetmi person që ka përfshirën në korrupsionin e bërë edhe fëmijët e tij, ndryshe nga tiranët më të mëdhenj të botës dhe kokat e mafies që i mbanin fëmijët larg dhe të mbrojtur nga krimet. Analisti tha se fëmijët e Berishës, gjithashtu të shpallur non grata nga SHBA, duhet të dalin para drejtësisë dhe se duhet t'i kthejnë lekët e vjedhura popullit. Çupi tha në Report Tv se lajmi i mirë është se më në fund drejtësia e re do të punojë  

"Bota ka pasur plot tiranë dhe kapobanda të mafias por kanë qenë as fisnik që fëmijët t'i lënë jashtë krimit, ndërsa në rastin tonë kemi Berisha i ka shtyrë fëmijët drejt zjarrit, drejt dhunës e korrupsionit dhe sot ato duhet të paraqiten në dyert e drejtësisë dhe t'i kthejnë paratë popullit. Ka mbaruar drejtësia  e plepave të Berishës dhe fillon drejtësia moderne do shohim se si do të vendoset drejtësia dhe mbase të kemi fatin të na kthejnë paratë. Ky është lajmi i mirë sot, se drejtësia e re po funksionon", tha Çupi.

Ditën e sotme Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në SHBA duke i futur ato në 'listën e zezë'. Blinken shkruan se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. 

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petriti: 19/05/2021 23:10

    Të shpallësh 'Non Grata' për këto kriminelë deri në absurd, është shumë pak, shumë pak. Për këto vemje të ndyra, i gjithë Populli Shqiptar, po i gjithë Populli Shqiptar, DUHET të çohet e të rrethojë zonën ku jetojnë këta kriminelë, e ti kapin e ti linçojnë në pemën më të afërt, (më e mira do të ishte që ti digjnin të gjallë e hirin e tyre ta groposnin nën një gropë gjirizi), e më pas i gjithë vëndi ku kanë jetuar derrat e ndyrë, të dizifenktohet me klor e gëlqere të kloruar, (më e mira do të ishte që të shëmbëshin të gjitha e çdo gjë që kanë prekur duart e tyre të fëlliquara, (duart e qoftëlargut). Të shkatërrohen e të prishen ato ndërtesa e të ndërtohet atje një park apo lulishte... Sidoqoftë, Faleminderit USA për ndihmën që i jep popullit të shumëvuajtur Shqiptar, (por edhe të gjithë Botës), për demaskimin dhe eliminimin e këtyre super banditëve e super horrave e kriminelëve. Ju po e tregoni se akoma në Amerikë, sundon ligji, rregulli e drejtësia, që në fakt me thënë të drejtën, neve sikur e kishim humbur pak besimin për këtë. Megjithatë, edhe një herë "FALEMINDERIT USA!"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg