Berisha ‘non grata’ në SHBA, Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri

Berisha ‘non grata’ në SHBA, Kreshnik Spahiu: Fati i keq që do e bëj burgun në pleqëri

Kreshnik Spahiu ka ironizuar komentet e disa prej analistëve që shprehen se para se Sali Berisha të ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA e kishin radhën disa të tjerë, pasi ai ka dalë nga rolet drejtuese të vendit. Për Spahiun ky arsyetim është si të marrësh peshoren e farmacisë dhe ta ngatërrosh me peshoren e drejtësisë.

Spahiu shkruan se askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër dhe se disave u ka rënë fati keq ta kryejnë burgun në pleqëri.

Spahiu ka përmendur rastet në botë ku dhjetëra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

“Sqarim juridik:

Për të gjithë ata që debatojnë nga duhet filloj radha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

– Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

– Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

– Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

– Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

– Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

– Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

– Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

– Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

Drejtësia fillon nga ai që ka qenë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

Ky mesazh u shkrua për gjithë ata “intelektual” që kanë marr peshoren e farmacisë dhe e ngatërrojnë me peshoren e drejtësisë. Askush s’mund të shpallet i pafajshëm me justifikimin, se radhën e ka dikush tjetër …..

As nuk mund pretendohet që në 1 ditë të futen në një thes. Rëndësi ka që askush mos shpëtoj, pavarësisht kohës.

Mirë do ishte për ATA që burgun ta bënin në rini, por ja që fati keq ju bie ta kryejnë burgun në pleqëri”, shkruan Spahiu.

SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij me argumentimin se është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjen. Në reagimin e tij  Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje pas i kishte cenuar dinjitetin, ndërsa shtoi se DASH të bëjë publike faktet dhe provat që ka për këto akuza në drejtim të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ergys: 23/05/2021 11:49

    Saliu ne burg sebashku me kete Kreshmut Spahiun se dhe ky bythelepires i Sali Qenefit ka qene per shume kohe.

    Përgjigju
  • Like: 23/05/2021 09:44

    Keshtu e ka fati o ne pleqeri o ne rini. Salqenit i ra dhe ne rini dhe tani ta mbylli me pleqeri do te jete rehat ne biruce

    Përgjigju
  • Analfabetizmi: 23/05/2021 08:52

    Ne nje radio greke u tha se saliu shkonte ne selanic cdo muaj me canta ne bank .vet opersonalisht

    Përgjigju
  • Tamam: 23/05/2021 01:12

    Po tamam jo siai idioti qe ka qene dhe perfaqsyes I shqiperise në job aging Nesho Lereni tha se eshte pensionist Gjeja me e mire qe ka bërë USA me këtë goditje mu në majë Hajde në të semes të tërë me radhë.

    Përgjigju
  • Leo: 23/05/2021 00:28

    @kreshik Ksaj I thon ta kesh mik te prish pune ta kesh armik Te ha mun

    Përgjigju
  • Tani: 22/05/2021 22:48

    Po si nuk i vjen turp ketij. U be i pasur ne kohen e Berishes dhe tani flet. Nuk bente transferime gjyqtaresh ne Tr, Dr dhe ne apele pa marre para. Ca jane keta te pafytyre. Ky kishte dhe nje te keqe, qe kur nuk mbaronte pune, nuk ti kthente parate. Shume i ulet.

    Përgjigju
  • ToniCH: 22/05/2021 22:35

    Mos harroni.....Kreshnik Spahiu eshte ai qe i lepinte byt....Bashes ne cader....jane te gjithe i njejti mu.. Protektoriati eshte i vetmi shpetim per Shqiperin!!!!

    Përgjigju
    • Katarakti 2: 23/05/2021 11:49

      Por s'ka rendesi ne i lepinte bythen Saliut apo jo! Kreshniku e mori mesimin dhe e uli bythen! Mund te jene te dy shoke hajdute me Saliun! Qenija e Nikut si Saliu nuk e ben Vicidolsin me pak fajtor!

    • A. N.: 23/05/2021 06:59

      Nuk i intereson kujt o Toni te na ktheje ne njerez (protektorat).

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane