Berisha padit për shpifje Blinken pasi e shpalli ‘non grata’, avokati francez sqaron: Rastet se kur mund të ngrihet një padi e tillë në Francë

Berisha padit për shpifje Blinken pasi e shpalli ‘non grata’, avokati francez sqaron: Rastet se kur mund të ngrihet një padi e tillë në Francë

Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës nga SHBA, ka bërë që ky i fundit të padisë sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për shpifje me arsyetimin se i ka cenuar rëndë dinjitetin. Berisha tha se padinë do e ngre në Gjykatën Korreksionale në Paris, ndërsa shtoi se zgjodhi Francën si një shtet neutral. Por a ka të drejtë Sali Berisha të padisë sekretarit të shtetit Antoni Blinken në një shtet që nuk është në brendësi të çështjes dhe nuk ka lidhje me situatën?

Për këtë avokati francez Maître Claude Benjamin Mizrahi, i cili punon me Gjykatën Korreksionale të Parisit shpjegon për Top Channel se cilat janë këto raste. Sipas tij kjo padi mund të bëhet nëse Sali Berisha është rezident në francez, ka një rezidencë franceze apo lajmin e ka marrë gjatë kohës që ka qenë në Francë. Sipas avokatit francez Maître Claude Benjamin Mizrahi këto elemente do i lejonin ligjërisht zotit Berisha të padiste sekretarin amerikan pranë gjykatave franceze, megjithatë nga  deklarimet e ish kryeministrit Berisha për pronat e tij, ai nuk rezulton të ketë deklaruar se është pronar i ndonjë shtëpie në Francë ose Paris, nuk ka nënshtetësi franceze apo lajmin e shpalljes të padëshiruar ta ketë marrë duke qenë në Francë.

“Jam pyetur sot për një padi që është bërë nga Zoti Berisha, ish president dhe kryeministër i Shqipërisë kundrejt sekretarit amerikan në kushtet kur ky i fundit e ka deklaruar z Berisha dhe familjen e tij person “non -grata” në SHBA si pasojë e ngjarjeve të ndodhura vite më parë. Ajo që kuptoj tjetër është se padia është ngritur për shpifje, ç’ka më duket logjike pas informacioneve që kam marrë.

Por theksoj se gjithë çfarë po them është hipotetike pasi nuk e kam dosjen në zotërim. Në këto rrethana, më pyesin për arsyen dhe faktin pse padia është bërë në Gjykatën korreksionale të Parisit.

Shpjegimet e para qe mund të jap janë  :ose zoti Berisha është rezident francez apo ka një rezidencë franceze që do i lejonte të kërkonte mbrojtjen e juridiksioneve franceze ose, dhe ajo që më duket më logjike në kushtet që jemi, është se në këtë rast, deklarata e sekretarit amerikan është bërë në rrjetet sociale dhe mjafton që informacioni të merret apo që zoti Berisha të jetë njoftuar për lajmin brenda territorit francez gjë që mund te provohet dhe kaq mjafton për të mbështetur kompetencën e Gjykatës korreksionale të Parisit.

Këto elemente do i lejonin krejt ligjërisht zotit Berisha të padiste sekretarin amerikan pranë gjykatave franceze. Sigurisht, duke mbajtur gjithë rezervat e nevojshme pasi dosja nuk është në zotërimin tim.

Nga deklarimet e ish kryeministrit Berisha për pronat e tij, ai nuk rezulton të ketë deklaruar se është pronar i ndonjë shtëpie në Francë ose Paris. Nuk rezulton që Berisha të ketë nënshtetësi franceze, apo që lajmin se shpalljes të padëshiruar ta ketë marrë duke qenë në Francë”, tha avokati francez Maître Claude Benjamin Mizrahi.

Pasditen e 19 majit, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se  SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi  është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

Në reagimin e tij një ditë më vonë Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit, ndërsa ende nuk dihet se si do e paguajë atë pasi çifti Berisha të ardhura të deklaruar në muaj ka vetëm 108 mijë lekë duke shtuar misterin për burimin parave për të paguar avokatin që kushton qindra mijëra euro.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOINCIDENCE ?: 23/05/2021 11:32

    Esat Pasha ne FRANCE Enver Hoxha ne FRANCE Sali Berisha ne FRANCE ...

    Përgjigju
  • karadakliu: 23/05/2021 09:08

    Duhet te mbrohet e padrejta,ama kur vertet eshte e padrejte, edhe ndaj te "forti",sic duhet te mbrohet e drejta,kur vertet e4sh te e drejte, edhe ndaj te ligut.

    Përgjigju
  • avukati i sliqenit: 22/05/2021 19:46

    e dija qe avokati sa do e mere vesh ke duhet te mbronte e kunder kujt do terhiqet se nuk ka byth asnje te akuzoje ameriken per me teper nga nje plak i cmendur kriminel salqeni i terbuar. o shpellar mer e gjej vrime ku te futesh andej nga vicidolli e mer dhe kelyshat e tuj se nuk i shpeton dot Amerikes se madhe

    Përgjigju
  • Zylo: 22/05/2021 18:24

    Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo !

    Përgjigju
  • Like: 22/05/2021 17:07

    Salqeni nuk ka ku te coj parat e vjedhura qe te mos va konfiskoj shteti Shqiptare

    Përgjigju
    • Zenel: 22/05/2021 15:42

      Ai parate evjedhura te shqipetareve do ti harxhoje me avokat meqejfe perverse me pislleqe nga me te ndyra vetem me nje qellim qe mos ju kethehen qytetareve

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)