Berisha 'non grata' nga Britania e Madhe, Strazimiri: Johnson i bëri dy dëme dhe dy ndere Shqipërisë! Misionarin e vret, por betejën me të s'e fiton dot

Berisha 'non grata' nga Britania e Madhe, Strazimiri: Johnson i bëri dy dëme dhe dy ndere Shqipërisë! Misionarin e vret, por betejën me të s'e fiton dot

Sali Berisha

Sali Berisha pranoi një ditë më parë se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe dhe nuk kanë munguar reagimet nga mbështetësit e tij. Njëri prej tyre është Gent Strazimiri, i cili thotë se Britanisë iu bënë dy dëme dhe dy ndere Shqipërisë. Sipas tij, Boris Johnson pranoi Ramën, të cilin e akuzon se furnizon Londrën me të rinj që shkojnë për të punuar në shtëpi bari.

“Dy dëme Britanisë dhe dy ndere Shqipërisë, nga një ish-kryeministër i shkarkuar si i padenjë!
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një mashtrues i padenjë për të drejtuar, me qokat e fundit që bëri, Boris Johnson i shkaktoi qëllimisht vendit të tij dy dëme para se të zbrazte zyrën.

Së pari, i la në preher një "grata" si Edi Rama, që jo vetëm furnizon Londrën me punëtorë "shtëpish bari" e kokaine, por edhe i nxit që të vazhdojnë duke u siguruar me ligj pastrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Pasojat e tij do të shihen kur "çunat e Londrës" do mbërrijnë në atë fazën ku mbërrijnë të gjitha organizatat kriminale: * të vriten me njeri-tjetrin mu nën dhomën e gjumit të Mbretëreshës....” – shkruan Strazimiri.

Ndërsa dëmi i dytë sipas tij lidhet me Berishën pasi thotë se kanë hapur një betejë të humbur që pa nisur.  Në reagimin e tij e cilëson ish kryeministrin si misionar ndërsa shton: “Historia e njerëzimit dëshmon se misionarin mund ta vrasësh, por betejën me të nuk e fiton dot...”

Në përfundim përdor shprehjen e fundit të Boris Johnson para se të linte postin e kryeministrit duke i thënë se i bëri nder që i zgjoi nga gjumi për të vendosur fatin ndërsa Ramën e bëri hall të Britanisë.

“Dëmi i dytë, është hapja e një beteje politike të humbur që pa nisur, me një misionar të lirisë e së vërtetës si Sali Berisha, jo me politikanin Sali Berisha. Ai që të qëndron përballë në emër të së të vërtetës, është misionar i saj edhe nëse merret me politikë. Betejat që politika e pushteti nis me misionarët e lirisë janë ato më të pafatat. Qysh se ekziston pushteti, ekziston edhe misionari i lirisë përballë tij.

Që kur është shfaqur pushteti, aty mbiu përballë tij edhe misionari anti-arbitraritet e anti-padrejtësi, emancipuesi e çlirimtari i mendjeve dhe ndërgjegjeve përmes mbrojtjes pa kompromis politik, të së vërtetës. Historia e njerëzimit dëshmon se misionarin mund ta vrasësh, por betejën me të nuk e fiton dot...

Jezu Krishti e Muhameti, Giordano Bruno e Galilei, Vaclav Havel e Ibrahim Rugova, Mahatma Ghandi e Mandela, janë shembuj të misionarëve që kanë triumfuar mbi perandoritë e pushtetet, në betejat politike që ato u kanë shpallur, pavarësisht nëse ishin apo jo politikanë.
Në rastin e Britanisë, ta fusësh në një tjetër beteje me një misionar lirie në Evropë vetëm 70 vjet nga humbja e turpshme përballë një misionari si në Indi, duhet të jesh vërtetë pervers dhe i padenjë...
Për më tepër, kur e bën si qokë ndaj një armiku të çertifikuar të ekonomisë britanike si George Soros. "Hasta la vista" Boris, se ne na ke bëre 2 ndere:

* i re sërish këmbanës së alarmit që të zgjohemi nga gjumi, e fatet tona t'i vendosim vetë, pa pritur një si ti që të na "stilizojë" jetët me kujdesin që tregon për krehjen e kokës së tij... * Edi Ramën e bëre zyrtarisht edhe hall të Britanisë, dhe kjo na e lehtëson punën...”- shkroi Strazimiri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Boçi vijon mbrojtjen: Rama u ofroi shqiptarëve vetëm kriminelë, Berisha nuk ka reshtur së denoncuari

1652976388_LucianoBoci2scaled.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka vijuar sërish mbrojtjen për Sali Berishën, pasi ky u shpall ‘non grata’ edhe nga Mbretëria e Madhe.

‘Nga viti 2013 dhe në vazhdim, Edi Rama i ka dhënë shqiptarëve si alternativë qeverisë në pushtetin qendror dhe atë vendor, disa nga individët më të damkosur me akuza nga më të rënda që mund të gjykohet një qenie njerëzore.

Në këto 9 vite askush më shumë se Sali Berisha, qoftë nga faqja e tij dixhitale, apo edhe nga foltorja e Parlamentit, nuk ka reshtur së denoncuari këto lidhje kaq të hapura mes Edi Ramës dhe krimit! Kush në të vërtetë i ka këto lidhje me krimin?’- shkruan Boçi.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 23/07/2022 16:41

    Nga 1 te 10 sa lapanjoz dhe b…lepires is SB eshte ky legeni?

    Përgjigju
  • Un Fen ti Pi: 23/07/2022 14:09

    O kok zbathi partis wc pd Strazimiri miu halve Anglia është shtet me demokracin më të vjetër në Bot. Anglia nuk është komoniste si idhudhi jot sekretari partis, hajdut, kriminel, mashtrus Salhe bajga. Po zaten ti do ta mbrosh se do me fitu tasin e supës o supaxhi qen bastard.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë