Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali duke folur për ish kryeministrin Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA tha se ndjeu keqardhje që zullumet e tij mbushën botën. Këtu ajo ka përmendur gërdecin, 21 janarin, ndërsa citon DASH për retorikat politike që ka përdorur për mbrojtjen e aleateve. Reagimi i Bashës sipas saj është qesharak dhe tregon se bashkë me Berishën sipas Spiropalit janë 2 krijesa që vështirë se mbijetojnë pa njëri tjetrin. Ajo shtoi se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.
“Dënimi moral kapitali Berishës nga aleati ynë më i madh nuk në lumturoi aspak përkundrazi provoi keqardhje të thellë qe tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin tim. Ndjeva keqardhje që zullumet e tij mbushën botën anë e mbanë. Sali Berisha hyri në jetën e ndryshimeve demokratike me vendosmerine e nje shqiponje dhe po del i turpëruar. Energjia dhe madheshtia e tij nuk qëndruan. Keqardhje që karizmën prej lideri se përdori kurë për të bashkuar e pajtuar dhe për të shëruar plagë por vetëm për të futur plagën e përçarjes thekë e më thellë, me plot dreqni të tijat. Deliri i Berishës ishte krej politik. Ai smbajti përgjegjësi për gërdecin, 21 janarin, kanosjen e prokuroreve dhe gjykatësve. Ndjeva keqardhje që përveç bëmave të Berishës i sillet në vemëndje retorika politike që ka përdorur për mbrojtjen e aleateve. Ka paguar media për të rrënuar besimin te institucionet e drejtësisë. Përdorimi iparave të korrupsionit në kanale dhe portale ku buron gjuha e urrejtjes.
Reagimi i Bashës që spo di nga tja mbajë ishte për të qeshur dhe për të qarë ata që skanë lënë kundërshtarë të pashpallur kriminel dhe trafikant sot duan prova nga DASH. Vetë reagimi i Bashës është prova se sala dhe luli janë 2 krijesa simbiotike që vështirë se mbijetojnë pa njëri tjetrin jashtë pengmarrjes. Lufta ndaj pandëshkueshmërisë është pakthim. Këmbanat kanë rënë për të gjithë pë rata që dëgjojnë dhe që nuk dëgjojnë për ata që kuptojnë. Lufta ndaj pandëshkueshmërisë nga aleati ynë godet njësoj, nga urithat tea ta që pretendojnë sa mallet. Sali Berisha nuk u shkëput nga mendësia klanore. Se nisi keq por iu ngatërruan këmbët rrugës. Shqipëria si ka më asnjë borxh”, tha ajo.
Lajmi kryesor: