SHBA shpall 'non grata' Berishën, Balla në Kuvend: Të shërbejë si shembull për ata që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi! Gjoni: Drejtësia të nisë hetimet

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, ku u diskutua për një sërë çështjesh, por vëmendjen më të madhe e mori vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen 'non grata' të ish-kryeministrit dhe ish-Presidentit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Për Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, vendimi i DASH duhet të shërbejë si shembull për të gjithë ata që kërkojnë të pengojnë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi. Megjithatë Balla tha se nuk preferon të bëjë shumë komente, duke theksuar se vendimi i DASH "është aq i bukur sa nuk ka nevojë t'i bëjmë komente". Ai i bëri thirrje drejtësisë që të bëjë punën e vet tashmë, pa asnjë ndërhyrje politike.

Ndërsa për Ministrin Spiropali, shpallja 'non grata' e Berishës është 'kambanë alarmi' që ka rënë edhe për të tjerë. Vendimi i DASH është komentuar edhe nga deputeti Ralf Gjoni i cili u  bëri thirrje organeve të drejtësisë që të fillojnë hetimet për Berishën.

Mes të tjerash, Parlamenti ka miratuar sot 10 projektligje, të cilat janë votuar me shumicë votash. Mes këtyre projektligjeve u miratua me 93 vota pro edhe ai  “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë me aktivitetin e kuvendit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Berisha në 'listën e zezë' të SHBA, Balla: Të shërbejë si shembull për ata që duan të pengojnë Reformën në Drejtësi! Koha që drejtësia të veprojë (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata' duhet të shërbejë si shembull për të gjithë ata që duan të pengojnë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla nuk preferoi të komentonte shumë, duke thënë se  vendimi i DASH "është aq i bukur sa nuk ka nevojë t'i bëjmë komente". Ai i bëri thirrje drejtësisë që të bëjë punën e vet tashmë, pa asnjë ndërhyrje politike.

"Çdo politikan që është munduar ta pengojë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, besoj se rasti i djeshëm i ish-kryeministrit Sali Berisha është një shembull për t'u marrë në konsideratë. Atë vendim të sekretarit të SHBA le ta lëmë aq të bukur saç është dhe të mos hymë në asnjë lloj komenti dhe secili ta lexojë siç është vendimi dhe unë mendoj që ne duhet të kuptojmë që SHBA kanë zgjedhur këto lloj instrumentesh për t'i dhënë mesazhe vendeve përkatëse, demokracive përkatëse. Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, edhe në Rumani kryeparlamentari i Rumanisë u bë pjesë e kësaj liste të zezë të SHBA. Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet sepse janë çështje që i takojnë drejtësisë dhe shpresoj që të bëjë punën e vet pa asnjë ndërhyrje politike, në paanshmërinë e vet", tha ai.

Balla tha me bindje se Reforma në Drejtësi do të shkojë përpara dhe se partitë politike duhet ta kuptojnë se kjo është e vetmja rrugë për anëtarësimin e vendit në BE.

"Muret janë dëshmitarë të atyre që zotoheshin që nuk do e votonin Reformën në Drejtësi, Edhe pse janë të shumët ata që mendojnë se Reforma në Drejtësi po ecën ngadalë, unë nuk jam dakord. Një reformë kaq e thellë kërkon kohën e vet, po tashmë institucionet janë ngritur. Apeli im ndaj KLD dhe KLGJ është që të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave në GJL dhe GJK. E domosdoshme të kemi Gjykatë Kushtetuese me 9 anëtarë. Nuk duhet të harrojmë që procesi i vetingut po ecën mirë dhe duhet të shkojë deri në fund. Procesi i vetingut tregoi se sa e thellë dhe i pisët paska qenë sistemi ynë i drejtësisë në këto vite, po t'i referohemi numri t ët lartë të prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk janë pjesë e sistemit. Themeli i Reformës në drejtësi nuk ishte vetëm ngritja e një strukture të re, sepse hoqëm çdo lloj kontrolli mbi Emërimet në Drejtësi, por edhe procesi i vetingut. Çuarja përpara e Reformës në Drejtësi është një gjë pa kompromis. Ne duhet të vazhdojmë ta mbështesim çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi dhe partitë politike duhet ta kuptojnë se kjo është rruga e vetme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE", u shpreh ai.

Ora 12:08
Berisha ‘Non Grata’, Gjoni: Akt i rëndë, SHBA të na e kishte kursyer 8 vite! Institucionet e reja të drejtësisë të fillojnë hetimet për të (VIDEO)

Pas shpalljes së Sali Berishës “Non Grata” nga SHBA, deputeti Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që institucionet e reja të drejtësisë të fillojë ta hetojnë ish-kryeministrin. Duke e cilësuar shpalljen e tij “Non Grata” një akt të rëndë, Gjoni tha se SHBA është vonuar pasi mund ta kishte bërë një gjë të tillë më parë.

"Sipas DASH Berisha ka përdorur pushtetin për të pasuruar xhepin e tij dhe të aleatëve në kurriz të institucioneve publike. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo që disa prej nesh e denim që Berishës i qenka ndaluar hyrja në SHBA. Është një akt i rëndë dhe domethënës, partneri strateg i Shqipërisë që e ngriti Berishën dje ka marrë një vendim të rëndë për ti ndaluar hyrjen në SHBA.

Pyeta një vajza e më tha çfarë ka ndodhur. Më tha tepër vonë smë përket. Pra një e re e lindur pas ardhjes së Berishës e cilëson si një akt të vonuar. Do ishte më mirë siku rata të kishin bërë diçka në 1997. Nëse Kim dhe paraardhësit e saj e kanë trumbetuar me të madhe se SHBA është pranë qytetarëve shqiptarë, unë si pro perëndimor do kisha dashur që SHBA të na ishte gjendur më parë dhe të na kishte kursyer këto 8 vite në pushtet të Berishës.

Çakalli po bën kërdinë. Shqiptarët presin  që reforma në drejtëis të mos mbetet thjesht një fabul, që do të thotë se nëse Berisha ka marrë pjesë në korrupsion aktiv partnerët tanë amerikanë të japin prova dhe të bëhet drejtësi. Se Berisha është ndaluar të shkojë në SHBA kjo sna ndihmon, se e kanë ndlauar të shkojë atje dhe na e kanë lënë ne. Këtu fjalën e kanë institucionet e drejtësisë. Ata të fillojnë të hetojnë. Të japin llogari që ato asete që kanë grabiutr nga pasuritë e përbashkëta si shqiptarë ti kthejnë pas dhe ti hskojnë popullit. Kjo është ftesa ime për drejtësinë. Shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia e cila duhet të japë rezultate”, tha ai.

 

Ora 11:56
Berisha në ‘listën e zezë’ të SHBA, Halit Valteri: Vetëm fillimi i Reformës në Drejtësi! Askush nuk është i paprekshëm (VIDEO)

Deputeti Halit Valteri e konsideroi vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi vendimin e DASH për ta shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata'. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se askush në Shqipëri nuk është i paprekshëm dhe se akuzat për korrupsion ndaj Berishës, janë një ftesë për aksion nga drejtësia.

"Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re", tha Halit Valteri.

Ora 11:25
Traktati i ekstradimit me SHBA, Gjonaj: Me rëndësi historike! Do kërkohet ekstradim për vepra penale që dënohen me burg më shumë se 1 vit, përjashtuar ato me karakter politik

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dha detaje në Kuvend në lidhje me projektligjin për traktatin e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, që pritet të kalohet sot për votim.

Gjonaj e konsideroi projektligjin me rëndësi historike, ndërsa tha se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit. Sipas Gjonaj, kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët janë veprat penale me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsion dhe çdo vepër penale që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik

"Projekt ligj me rëndësi historike, traktat që vjen pas 87 vjetësh zëvendëson traktatin e parë të nënshkruar në vitin 1993. Marrëveshja  e re e ekstradimit shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit, për të luftuar me efikasitet edhe format e reja të krimit, për vënien para drejtësisë të autorëve të kryerjeve të veprave penale në të dy vendet. Nëpërmjet këtij traktati krijohet kuadri i rregullator për esktardimin, duke përditësuar kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstardimi nga palët, duke përfshirë edhe veprat penale më të reja, si ato me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatik dhe çdo vepër që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti, me përjashtim të veprave penale me karakter politik. Traktati i ri lehtëson funksionimin e procesit të ekstardimit mes palëve", tha Gjonaj.

Ora 11:07
Debat në Kuvend mes Ralf Gjonit dhe Ballukut, ministrja: Fushata elektorale ka mbaruar! Atë 'asaj' përdore në shtëpi, jo te unë (VIDEO)

Deputeti Ralf Gjoni dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u përfshinë në një debat në seancën e sotme parlamentare. Ndërsa Balluku foli për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", Gjoni hodhi akuza për sponsorizimit të ligjeve nga aktorë privat, ku tha se do ta investigojë atë.

"Shteti në Shqipëri është i kapur dhe flitet për një fenomen të frikshëm, atë të sponsorizimit të ligjeve nga aktorë privat përmes këshillit të ministrave dhe përdorimi i parlamentit si një zyrë noteriale e interesave oligarkike që përkthehen në nisma të Këshillit të Ministrave. Unë nuk shoh të përballemi me emergjenca në sektorin minerar që të kemi nevojë për ndërhyrje të tilla. Do e investigoj këtë ligj dhe aktorët që mund ta kenë sponsorizuar", tha Gjoni.

Balluku i konsideroi akuzat e tij si thjesht politike, ku i tha me ironi se duhej t'i kishte bërë ato gjatë fushatës elektorale. Gjoni replikoi nga vendi, ndërsa Ministrja i tërhoqi vërejtje për mënyrën se si po i drejtohej.

"I bëj me dije zotit Gjoni se fushata elektorale ka mbaruar. Ej i thërret dikujt tjetër, 'asaj' përdore në shtëpi, jo te unë. Pyetjet retorike skaduan në fushatë elektorale. Fushata ka përfunduar, këto me sponsorizime i dini ju më mirë se si duket keni funksionuar me sponsorizime. Ralf ti je djalë me edukatë, pse duhet të flasësh kështu? Ne nuk punojmë më sponsorizim", tha Balluku.

Ora 10:59
Berisha ‘Non Grata’ nga SHBA, Spiropali: Hyri si shqiponjë e iku i turpëruar, këmbanat kanë rënë për të gjithë! Reagimi i Bashës qesharak, i shkruar me bojën e Saliut (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali duke folur për ish kryeministrin Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA tha se ndjeu keqardhje që zullumet e tij mbushën botën. Këtu ajo ka përmendur gërdecin, 21 janarin, ndërsa citon DASH për retorikat politike që ka përdorur për mbrojtjen e aleateve. Reagimi i Bashës sipas saj është qesharak dhe  tregon se bashkë me Berishën sipas Spiropalit janë 2 krijesa që vështirë se mbijetojnë pa njëri tjetrin. Ajo shtoi se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.

“Dënimi moral kapitali Berishës nga aleati ynë më i madh nuk në lumturoi aspak përkundrazi provoi keqardhje të thellë qe tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin tim. Ndjeva keqardhje që zullumet e tij mbushën botën anë e mbanë. Sali Berisha hyri në jetën e ndryshimeve demokratike me vendosmerine e nje shqiponje dhe po del i turpëruar. Energjia dhe madheshtia e tij nuk qëndruan. Keqardhje që karizmën prej lideri se përdori kurë për të bashkuar e pajtuar dhe për të shëruar plagë por vetëm për të futur plagën e përçarjes thekë e më thellë, me plot dreqni të tijat. Deliri i Berishës ishte krej politik. Ai smbajti përgjegjësi për gërdecin, 21 janarin, kanosjen e prokuroreve dhe gjykatësve. Ndjeva keqardhje që përveç bëmave të Berishës i sillet në vemëndje retorika politike që ka përdorur për mbrojtjen e aleateve. Ka paguar media për të rrënuar besimin te institucionet e drejtësisë. Përdorimi  iparave të korrupsionit në kanale dhe portale ku buron gjuha e urrejtjes.

Reagimi i Bashës që spo di nga tja mbajë ishte për të qeshur dhe për të qarë ata që skanë lënë kundërshtarë të pashpallur kriminel dhe trafikant sot duan prova nga DASH. Vetë reagimi i Bashës është prova se sala dhe luli janë 2 krijesa simbiotike që vështirë se mbijetojnë pa njëri tjetrin jashtë pengmarrjes. Lufta ndaj pandëshkueshmërisë është pakthim. Këmbanat kanë rënë për të gjithë pë rata që dëgjojnë dhe që nuk dëgjojnë për ata që kuptojnë. Lufta ndaj pandëshkueshmërisë nga aleati ynë godet njësoj, nga urithat tea ta që pretendojnë sa mallet. Sali Berisha nuk u shkëput nga mendësia klanore. Se nisi keq por iu ngatërruan këmbët rrugës. Shqipëria si ka më asnjë borxh”, tha ajo.

Ora 10:50
Sektori minerar, Balluku: Ulet garancia financiare e investimit që shoqëritë depozitojnë për lejet e kërkim zbulimit, shtyhet edhe afati 1 vjeçar (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku duke folur për projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", thotë se ndryshimet përfshijnë uljen e garnacisë financiare të investimit që shoqëritë depozitojnë për lejet e kërkim zbulimit. Edhe afati 1 vjeçar i lejeve të kërkim zbulimit për mineralet Balluku tha se do të ndryshohet me ligjin e ri, duke u dhënë mundësi operatorëve të përfundojnë punimet.  

“Qeveria Rama ka në fokus përmirësimin e procedurave ligjore. Si rrjedhojë dhe duke marrë shkas nga problematikat në industrinë minerare, kemi gjykuar si të nevojshëm amendimin e ligjit. Duke marrë shkas nga problematikat në industrinë minerare, kemi gjykuar amendimi i ligjit që rregullon këtë sketor. Ndryshimet përfshijnë uljen e garancisë financiare të investimit që shoqëritë e investuara depozitojnë për lejet e kërkim zbulimit. Nga 100% të vlerës të investimit me vlerën 10% të saj. Kjo lehtëson barrën financiare të subjekteve.

Afati 1 vjeçar i lejeve të kërkim zbulimit për mineralet do të ndryshohet me ligjin e ri. Duke u dhënë mundësi operatorëvetë përfundojnë punimet. Një mundësi është pajisja me leje minerare. Afati 1 vjeçar i lejeve të kërkim zbulimit për minerat dhe materiale ndërtimore mund të ndryshohet me ligjin e ri sepse ka mjaft raste kur kjo periudhë është e pamjaftuar për të përfunduar punimet e kërmim zbulimit. Do jepet e drejta e shtyrjes së afatit të shtyrjes së vlefshmërisë së lejes me 1 vit”, tha ajo.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 21/05/2021 08:35

    Prit o Taulant, se shume shpejt edhe ti, Arben Ahmetaj, Lul Basha, Gjiknuri, Meta, Rama, Qefalia, Rakipi, Rraja, Bode, Ruli e i gjjthe lloji juaj, do jeni ne ate liste te zeze. Prenotojeni qe tani ate avokatin francez qe ka marre ai spiuni tjeter Saliu, se keni shume “dashamires” qe mund t’ua paguajne honoraret e tij, se ju vete nuk keni mundesi.

    Përgjigju
  • Kasem: 20/05/2021 19:29

    Të shpallësh 'Non Grata' për këto kriminelë deri në absurd, është shumë pak, shumë pak. Për këto vemje të ndyra, i gjithë Populli Shqiptar, po i gjithë Populli Shqiptar, DUHET të çohet e të rrethojë zonën ku jetojnë këta kriminelë, e ti kapin e ti linçojnë në pemën më të afërt, (më e mira do të ishte që ti digjnin të gjallë e hirin e tyre ta groposnin nën një gropë gjirizi), e më pas i gjithë vëndi ku kanë jetuar derrat e ndyrë, të dizifenktohet me klor e gëlqere të kloruar, (më e mira do të ishte që të shëmbëshin të gjitha e çdo gjë që kanë prekur duart e tyre të fëlliquara, (duart e qoftëlargut). Të shkatërrohen e të prishen ato ndërtesa e të ndërtohet atje një park apo lulishte... Sidoqoftë, Faleminderit USA për ndihmën që i jep popullit të shumëvuajtur Shqiptar, (por edhe të gjithë Botës), për demaskimin dhe eliminimin e këtyre super banditëve e super horrave e kriminelëve. Ju po e tregoni se akoma në Amerikë, sundon ligji, rregulli e drejtësia, që në fakt me thënë të drejtën, neve sikur e kishim humbur pak besimin për këtë. Megjithatë, edhe një herë "FALEMINDERIT USA!"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit