'Berisha nuk është mbret!' Spartak Ngjela për Report Tv: Nëse dënohet, ikën nga politika! PD merr pushtetin brenda muajsh

Avokat Spartak Ngjela e quan një veprim ligjor normal, që pason refuzimin e Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

’Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji‘ tha Ngjela në një lidhje skype me emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Edhe ‘mosbindjen civile’ për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish kryeministrin

‘Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit.  Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin.

Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën  PD merr qeverinë.

'Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në. Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe ‘ thotë Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu

Ngjela është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten

‘Në gjyq i pandehuri shkon për tu mbrojtur. Nëse nuk mbrohet do të dënohet. Ato që bën ai nuk janë mbrojtje. Janë letërsi degradente të shekullit XVI. Nuk kanë vlerë në mbrojtjen juridike ndaj një akuze. Duhet të rrëzosh provat ‘

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/12/2023 03:54

    PD mund te mos vije aq shpejt ne pushtet,por PS do t'a kete shume here me te veshtire,aq me teper po te jene te njejtat fytyra.Numrat ne Kuvend mund te jene me te balancuar.Njerezit nuk duan t'a shohin me me sy Berishen,Rama ka humbur lustren dhe qendrimi i tejzgjatur ne krye te PS e Ekzekutivit per tre mandate e ndoshta dhe per nje te katert i ka lodhur njerezit.Ndoshta shembulli me i njohur ne bote ishte rasti i F.D.Roosevelt qe fitoi 4 mandate aq sa synon dhe Rama,megjithese t'i krahasosh te dy jane si dita me naten.Ishte pikerisht PD amerikane qe vuri limit ne sa mandate mund te zgjidhet nje president dhe kuptohet pse.Partite tona shqiptare nuk kane arritur deri ne kete pike ndergjegjesimi e kulture politike e demokratike,mjafton te shohesh liderat tane dhe partite e tyre qe te kujtojne me shume bajraqet dhe bejlerlleket si prone deri ne vdekje e te trashegueshme. Nga e gjitha kjo histori fati i dy figurave do te jete shume interesant te ndiqet-Basha do te mbledhe frytet politike te durimit te tij e pritjes ne hije dhe sigurisht me interesanti per t'u ndjekur si do te vazhdoje, do te jete fati i Metes,personi me i padeshirueshem,dhe me i yrryer nga te gjitha palet,pas Berishes dhe PL e tij.

    Përgjigju
  • Spartaku: 13/12/2023 19:08

    Berisha qe jashtë politikës për 8 vjet dhe Lul Basha vetëm humbje ka patur kështu që i'a fut kotë Ngjela. Ah Sikur të ishte vetëm Saliu problemi PD.ligjet e vjedhjes së pasurisë kombëtare dhe korrupsionit janë hartuar,shkruar dhe instaluar nga Sali Berisha me gjithë grupin mafioz që e ndjek mbrapa akoma dhe për nevojat personale të tijë.

    Përgjigju
  • Toto: 13/12/2023 17:13

    Ça te komentoj, ike plaku mere bashke me bardhin dhe noken e tusum baçit!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 13/12/2023 16:28

    Mbahu Muco me gajret,se "sa te shije Hajdini urofin"(keshtu thone andej nga Permetti),PD do te vije ne fuqi.Nuk eshte vetem Saliu e keqja.Ai krimet nuk i beri vetem.Ndaj e perseris:-PD nuk vjen me ne pushtet.Mund te vije vetem Nese do vazhdojne spekullimet e ASPAK-ut

    Përgjigju
  • Askushi: 13/12/2023 14:53

    Futja kot o Taku.mund te ringrihet mme greken neper kembe.sidomos me Lulin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!