SPAK kërkon arrestimin, Berisha thirrje për protesta, e braktis dhe Noka! Edhe Bardhi i del kundër! Zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit

Tiranë- Në ditën (12 dhjetor 2023) që SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e Sali Berishës përmes zëvendësimit të masës nga “detyrim paraqitje”, të cilën ai nuk e zbatoi 3 herë radhazi, në arrest me burg ose arrest në shtëpi, kreu i Rithemelimit nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” i kërkoi mbështetësve të tij të ngrihen në protesta.

Mbledhja e përbashkët me grupin e Bardhit ka pasur debate, pasi edhe krahu i djathtë i Berishës, Flamur Noka i ka dalë kundër duke thënë se nuk duhet protestë në këto momente. Sali Berisha kërkoi që dita e seancës plenare të enjten të jetë protestë para parlamentit me organizim nga struktura e qarkut të Tiranës. Por edhe Gazment Bardhi ka kundërshtuar.

 "Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore" ka thënë Bardhi mëson gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku.

Thirrjen e protestës Sali Berisha e ka argumentuar me mbrojtjen e të drejtave të opozitës, por deputetët nuk kanë dashur të krijojë paqartësi të aksionit opozitar në të njëjtën kohë që SPAK kërkon arrestimin e ish-kryeministrit.

Vetë Berisha, ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht se do të ngre kartonin jeshil për çdo kërkesë për arrestimin e tij, paralajmëroi se nuk do votojë pro autorizimit të SPAK, pasi opozita është në aksion. Ky qëndrim tërhoqi edhe Bardhin dhe deputetët që e mbështesin, që votën vota pro e kushtëzojnë me plotësimin e 3 kërkesave nga mazhoranca.

Në mesin e këtyre zhvillimeve, Report Tv mëson se PD zyrtare e Lulzim Bashës, që nuk ka vendosur ende nëse do votojë pro autorizimit të SPAK për arrestin e Berishës, do të propozojë një amendament në rregulloren e Kuvendit, sipas të cilit në rastet kur kërkohet autorizim për arrestim, deputeti të heqë dorë vullnetarisht nga imuniteti pa u dashur vota e Kuvendit.

Report Tv mëson se ky amendament, i cili ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në kuvend, parashikon që në momentin që nis legjislatura e re, deputetët duhet të bëjnë një deklarim paraprak, që heq dorë nga imuniteti në rast të një kërkese për “dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës të një deputeti”

Rregullorja e Kuvendit pritet të preket të enjten, 14 dhjetor,  në seancë pas kërkesës së socialistëve për të ndryshuar nga 10 ditë që është aktualisht, në 1 deri në 2 muaj afatin e përjashtimit të një deputeti nga veprimtaria parlamentare, në rast se përdorin mjete piroteknike, tymuese e bojëra, përdorin dhunë fizike ndaj kolegëve apo dëmton objektet në sallën e seancës plenare.

Keshilli i Mandateve vendos të hënën

Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën e 18 dhjetorit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Vetë ish kryeministri deklaroi sot se do të konsultohej me avokatët nëse do të merrte pjesë apo jo.

Pasi refuzoi tre herë të zbatojë vendimin e GJKKO-së, SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për një masë shtrënguese më të fortë se ajo që ishte caktuar në fund të tetorit. Ndaj Berishës GJKKO më 21 tetor 2023 caktoi masën e sigurisë "Detyrim me paraqitje' cdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit si dhe 'ndalim i udhëtimit jashtë', por Berisha refuzoi ta zbatonte këtë vendim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin! Berisha: S'e kam vendosur ende nëse do shkoj

Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij

Në këshillin e mandateve do shkoni personalisht apo me avokat?

Berisha: Nuk është marrë vendim se duhet të takoj avokatetërit me të cilët duhet të këshillohem. Nuk kam marrë akoma mendimin e avokatëve si do të veproj. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar do të vijojmë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama.

Berisha tha më tej se ‘Opozita do i përgjigjet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile të gjitha valët e represionit të saj ‘

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 13/12/2023 15:37

    Keshtu do ndodhte, dhe eshte shume e thjeshte se turma juaj eshte bashkuar jo mbi parime dhe vlera , por mbi krime, grabitje dhe vrasje te Shqiptareve.. dhe per te bere keto krime Salehu zgjodhi keta lloj kafshesh qe braktisin dhe nenen e tyre sapo ndjejne rrezik per veten, per krimet qeckane bere... dhe jo me Salehun si prijesi i turmes se kriminel budallenjve..

    Përgjigju
  • e drejta: 13/12/2023 13:45

    OJ GAZMENDA KUR DO TA KUPTOSH QE TI JE NJE E PESHTIRE QE NUK TE LLOGARIT ASNJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja