Berisha nuk gjen mbështetje as në Fier, numër shumë i vogël pjesëmarrësish në fjalimin e tij për '14 majin'

Berisha nuk gjen mbështetje as në Fier, numër shumë i vogël pjesëmarrësish në fjalimin e tij për '14 majin'

Pjesëmarrësit në fjalimin e Berishës në Fier

Edhe në takimin e sotëm që kishte në Fier në kuadër të fushatës elektorale, Sali Berisha kishte një numër shumë të ulët mbështetësish.

Ai udhëtoi drejt Fierit për të prezantuar kandidatin e koalicionit opozitar Evdar Kodheli për zgjedhjet e 14 majit, por vetëm një grup i vogël personash janë mbledhur për të dëgjuar fjalimin e tij.

Kjo duket qartë në fotografinë e siguruar nga Shqiptarja.com, ku shfaqen shumë pak persona pranë foltores që ka ngritur në Fier ku edhe këtë herë nuk ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës.

Për Berishën, kjo pamjet duket se është kthyer në normalitet. Pas dështimit që pati në stadiumin Arena Kombëtare, braktisja e tij vijoi edhe në fushatën elektorale.

Gjatë këtyre ditëve, është vënë re numër i ulët pjesëmarrësish në takimet e tij në Lushnje, Kukës, Kamëz e Berat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
FOTOLAJM/ Berisha-Meta braktisen në Berat, mezi mbledhin disa militantë

Si në çdo bashki tjetër të vendit edhe në Berat dyshja Berisha-Meta janë braktisur nga qytetarët. Në takimin elektoral në mbështetje të kandidatit Zija Ismaili, është vënë re një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve.

Siç shihet edhe nga fotoja, Berishës mezi i kanë shkuar ata pak mbështetës të verbër të tij dhe Ilir Metës.

Pjesëmarrja në takimin e Berishës dhe Metës në Berat

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë Berisha u braktis edhe në Kukës. Përkundër nga çfarë mendohet, edhe pse historikisht Kukësi njihet si bastion i së djathtës, Berisha dje nuk mundi të mbledhë më shumë se disa dhjetëra njerëz në sheshin kryesor.

Takimi i Berishës në Kukës

Kujtojmë se edhe në fjalimet që Berisha ka mbajtur në Kamëz dhe Lushnjë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është vënë re një numër shumë i vogël njerëzish që kanë ndjekur fjalën e kreut të Rithemelimit. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja