Vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve vendore, Sali Berisha publikoi gjatë një emisioni televiziv një foto ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Shpejt u zbulua se ky ishte një mashtrim.
Në një intervistë për Report Tv, Veliaj zbuloi se personi që kishte publikuar Berisha në foto ishte Joe Walsh, një kitarist i njohur amerikan. Veliaj tha se fotoja e kitaristit të njohur, e publikuar nga Berisha, është shkrepur tre vite para se të lindte ai dhe nga kërkimet e thjeshta në internet rezulton se imazhi është realizuar në Londër, jo në Iran.
Pavarësisht këtyre, Berisha nuk heq dorë nga mashtrimet në Facebook. Së fundmi ka publikuar sloganin e një partie shqiptaro-fobe në Slloveni dhe pretendon se përdorin imazhin e Ramës.
“Kur bëhesh dele e zezë për maskaradë elektorale dhe të gtjerët të përdorin si gogol elektoral”, shkroi Berisha.
Në fakt, slogani është përdorur në vitin 2019 nga partia shqiptaro-fobe në Slloveni dhe nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet aktuale.
Slogani i thotë sllovenëve: “Të mendojmë vetëm për Slloveninë, s’kemi pse ta kemi mendjen te shqiptarët”. Edhe këtë, Sali Berisha e lidh me Edi Ramën, të cilin e përmend në çdo dalje publike si personin që ka gisht në disfatën e tij në zgjedhjet e 14 majit.

-
Mirë ai po ju që i bëni hosana a nuk e ndjeni përgjedinë e madhe ndaj atdhrut? Duke e lakuar si e mirë e përkeq 24 orë rjesht nëpër tëlevizione i rrisni veshët.
Përgjigju -
Mire Berisha se jemi mesuar me avazin e tij,po Sllovenet c'paten?! Nuk jemi as fqinj direkt si me serbet dhe nuk besoj se atje ka aq shqipo sa te krijojne probleme e fobi?! A mund te na sqaroni si filloi hist.e slloganit origjinal dhe pse?
Përgjigju -
Askush nuk ti beson me genjeshtrat
Përgjigju -
O non grada shko fli gjume boll shpike
Përgjigju -
Poëëreni rehat se çdo gjë që thotë e ka nga pleqëria dhe shikon fantazmaBerisha mir që ka mbaruar si politikan po karrjedhur si njeri O Edi late të llomotit se nuk kemi se me kë të kalojmë kohën
Përgjigju -
Mblidheni te cmendurin se ka ik per lesh se mbledh familja ta mnledhi pdikiatria plakin mere getdallen
Përgjigju -
Vetem budalliqe nxjerr nga goja ky njeri
Përgjigju -
Po shko kor berish se nuk merret njeri me me ty
Përgjigju











Komente
Komento