Akuzat për Veliajn se shkoi i maskuar në Iran, kryebashkiaku në Report Tv tregon lajthitjen e Berishës: Mashtroi me foton, është kitaristi i grupit 'Eagles'

Nga studion e emisionit Real Story përballë gazetarit Sokol Balla në Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë përgjigje dhe ka hedhur poshtë, akuzat e ngritura publikisht nga Sali Berisha se ai ka bërë udhëtime të dyshimta dhe ka shkuar i maskuar me paruke, në Iran në vitin 2008. Veliaj, përmes materialeve të prezantuara në Report Tv, ka zbuluar mashtrimin e radhës të Sali Berishës, i cili pak ditë më parë në një studio televizive publikoi një foto për të cilën pretendonte se është kryebashkiaku i Tiranës. Por fotoja që ka publikuar Berisha rezulton të jetë e një kitaristi të njohur amerikan i grupit legjendar ‘Eagles’, Joe Walsh, në moshë të re. Veliaj tha se fotoja e kitaristit të njohur, e publikuar nga Berisha është shkrepur tre vite para se të lindte ai.

'Saliu qartazi i ka dhënë lejen çdokujt që të talleT me të. Sepse është vërtetë objekt talljeje. Dhe kur unë thosha edhe në emisionin tënd të fundit që thirrja ime për Shkëlzenin dhe për Argitën është lidheni babin se ka dalë duarsh, ishte një thirrje jo prej kryetari të bashkisë, por prej një njeriu që thotë, një njeri 80-vjeç nuk mund të jetë objekt gajasjeje. Ky në foto është vet Joe Walsh. Joe Walsh është kitaristi i “The Eagles”, që ka kënduar këngën e famshme “Hotel California”, që vetë kënga ka dalë në vitin ’76, unë kam lindur në ’79-ën. Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incenerator që ta ruaja, që kur unë të bëhesha kryetar bashkie, ta ruaja këtë inceneratorin 40 e ca vite, se 43, plus 3 para se të lindja, 46 vite dhe ta ruaja që kur të vinte Sharra. E kupton sa qesharake. Tani këtu problemi nuk është Joe Walsh dhe kitaristi që e ka postuar vet këtë foto. Këtu problemi është që një njeri që e kemi pasur president, kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Dhe ti kupton, jo vetëm kaq, por ai gënje aty. Tha ma kanë dhënë shërbimet. Shërbimet i paskan dhënë këtij. Ndërkohë këtu çdo lloj anonimi i servir këtij anonim të lutem, siç i çojnë nëpër këto portalet dhe ketë ta postojnë të gjitha portalet e opozitës. Këtu problemi më i rëndë nuk është ajo që thotë Saliu, që Saliu është bërë një lolo sot, edhe që është një njeri qesharak, kjo as që diskutohet fare”, deklaroi Veliaj. 

Kreu I Bashkisë u shpreh se problem më i madh në këtë histori janë disa portale pranë opozitës që nuk bënë asnjë verifikim.

“Këtu pjesën më të madhe të medias e kontrollon opozita. Pra, opozita mund të thotë idiotësinë më të madhe dhe ty, ish-shokët e tu, “Lapsi”, Bushati me Shkullakun rrinë nëpër çdo kanal, japin çdo lloj informacioni, kanë harruar të bëjnë gazetarin. Pra janë gati llokum, çfarë t’iu çojë Saliu, këta e botojnë. Dhe kur njerëzit më thonë pse nuk del në debat me të, çfarë të dalësh në debat? Se ti nuk del në debat me njerëz normal, ti del në debat me një njeri që të thotë ti je kitarsti i “The Eagles”, ke bërë “Hotel California” dhe ke qenë dhe në Iran dhe këtë para se të lindje. Pra, gjërat që thuhen në këtë vend janë anomali. Dhe ky vazhdon shkon nga televizioni më televizion dhe nuk i thotë një njeri më fal, ka një kontroll faktesh? Sot ka ka google image search. Pra ti kontrollon sot jo vetëm fjalët, por ti mund të vësh një fotografi dhe google ta nxjerr që kjo është foto e Joe Walsh e bërë në ’76-ën, për turin e  “Hotel California”. Dhe kur ti shikon, ja shoku ynë tjetër, Enton Abilekaj, domethënë këta janë njerëz që i ke në çdo studio”, nënvizoi Veliaj.

Fotoja e këngëtarit gjendet lehtësisht edhe online, pas një kërkimi mjaft të thjeshtë në ‘Google’ me emrin e Joe Walsh!

Linku i Fotos: https://archive.photofeatures.com/image/I0000Ng4WqpadBmY

Por, çfarë ndodhi në emisionin Opinion?
Prej disa ditësh Sali Berisha u përpoq të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran. Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk.

Personi që Sali Berisha nxorri në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitarristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Ëalsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Walsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën. Nuk dihet nëse dikush, ndoshta i fshehur pas petkut të ‘qytetarit dixhital’, ka vendosur të tallet keq me Berishën, por nëse e ka bërë, i themi se nuk është mirë të tallesh me një plak 80 vjeçar.

Ndërkohë, pak ditë më parë u zhvillua dhe seanca e parë gjyqit në GJKKO, pasi Veliaj e denoncoi Berishën për shpifje në lidhje me këto deklarata. Pasi vetë Sali Berisha mungoi në këtë seancë, gjyqtari i ccështjes vendosi që policia të ndërhyjë për të sjellë në seancë ish- Kryeministrin. Ky i fundit, ndonëse kishte marrë dijeni për gjyqin, nuk pranoi për t’u ballafaquar me Veliajn për akuzën e shpifjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Veliaj: Na duhet mandati i tretë për të vijuar me punët e mira dhe projektet e reja! Demokratët të votojnë për të çuar vendin përpara, jo mbrapsht

 

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në emisionin "Real Story" me Sokol Ballën tha se i duhet edhe një tjetër mandat si kryetar Bashkie për të vijuar projektet për kryeqytetin në bashkëpunim me qeverinë. 

“Na duhet që të përfundojmë disa projekte që nuk përfundojnë me autopilot. Nuk shtyp dot një buton që të mbarojnë 7 lotet e Unazës. Ne kemi bashkëpunim shumë të afërt me qeverinë, Ministrinë e Transporteve. Ju e patë se çfarë ndodhi tek Astiri, futet politika në mes dhe nëse kryetari i Bashkisë nuk merr një vendim radikal për të thënë: Unë ju durova tre vjet, por në momentin që njerëzit marrin kompensimet, ju nuk mund ta ktheni Astirin në një grup seksion të PD. Astiri voton masivisht progresin. Njerëzit mezi presin të mbarojë autostrada, të bëhet çerdhja që sapo hapëm, mezi presin kopshtet dhe shkollat. Ju s’mund ta mbani këtë zonë peng. Unë besoj se duke i çliruar njerëzit nga këto zgjedhje, njerëzit janë më të lirë. Shikojnë se kush po bën progres, kush po mban premtimet, kush po punon për ata. Në këto vite kemi bërë mjaft, por nuk i kemi mbaruar projektet. Kemi mbaruar Parkun Olimpik, por ne duhet ta bëjmë “Asllan Rusin” e “Selman Stermasin” nga e para. E njëjta gjë me kompleksin Dajti”, tha Veliaj. 

E teksa vetëm pak ditë na najnë nga zgjedhjet e 14 Majit kryebashkiaku Veliaj dha edhe një mesazh për votuesit. 

“Kush është i majtë dhe kush e ka mbështetur këtë projekt, jo vetëm tani, por që në kohën kur Edi e nisi transformimin e Tiranës 2000-2011, ata e kanë mesazhin e qartë. Kush është njeri pa parti, e kupton që thjesht duhet të punojmë, të ecim përpara dhe të kapim një kohë që ne e humbasim me okë, pa e kuptuar rëndësinë. Thirrja ime për demokratët është: Ore, mos më votoni mua si Erion, ose Edi Ramën si Kryetar i PS-së dhe si kryeministër. Në qoftë se fëmija shkon në një çerdhe më të mirë, po jepja more një shans fëmijës tënd të vazhdojë më mirë, nëse shkon në një kopesht më të mirë, në një shkollë më të mirë. Pra, këtu pyetja është: Voto familjen tënde, lëre more familjen e Saliut. Saliu është në fazën tani që është vërtetë për t’u lidhur në kuptimin e mirë të fjalës, për të mos bërë më shumë gafa. Pra një njeri që nuk ka perspektivë nuk mund të jetë e ardhmja dhe një njeri që është shpallur non grata dhe është bërë problem, sot s’mund të votojë Sali Berishën që është non grata. Ky nuk është test për të majtën, e majta do fitojë bindshëm”, tha Veliaj.

Ora 22:53
Edhe Rama denoncon mashtrimin e Berishës: Nxori kitaristin e Eagles si Erion Veliaj! Është një i pafytyrë, faqe e zezë e Shqipërisë sot

 

Edhe kryeministri Edi Rama publikoi një kolazh filmik në të cilin ka bërë të njohur faktin, se fotoja për të cilën Sali Berisha akuzonte që ishte e Erion Veliajt në Iran i përkiste në fakt kitaristit të grupit “Eagles”, Joe Walsh. Rama u shpreh se Berisha është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë e Shqipërisë sot, me të cilin Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti.

“I thuhet publikut që ky është Erion Veliaj, edhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike, një njeri që ka 30 vjet që u merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve dhe e thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë këtu ma kanë thënë shërbimet sekrete. Domethënë një tjetër çmenduri. Dhe ndërkohë ai që është një kitarist i “The Eagles”, i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2-vjeç”, deklaroi Rama. Dhe nga ana tjetër – vijoi ai - kjo aferë me Iranin publikohet nga mediat, del nëpër media se ishte dhe ai “Stilolapsi.al” aty.

“Ky lajm del nëpër media sesi Erion Veliaj ka qenë në Iran etj., etj., dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media, se s’është vetëm ekrani juaj, se ishte dhe një ekran tjetër. Askush nuk e merr t’i thotë: “Ore zotëri kjo është një gënjeshtër ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë sepse ke përgjegjësi”. Unë po them që kjo histori vazhdon dhe sikur mos ta kisha nxjerrë unë këtë. Është sms-ja e atij që është tallur me këtë. I ka çuar sms dhe i ka thënë: Shiko se unë kam informacion që Erion Veliaj ka vajtur atje, por ti të lutem mos më nxirr. Dhe ky i thotë: Faleminderit shumë, ji i sigurt se unë do ta ruaj sekretin. Dhe vjen këtu dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete. Di të të them që kjo i ka rënë në dorë shtabit tonë të fushatës. Por dhe sikur ta kishte bërë shtabi ynë i fushatës, përsëri kjo tregon se me kë ke të bësh. Nuk është pre e asgjëje, është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë Shqipërisë sot, me të cilin jo unë, por me të cilin Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti”, deklaroi Rama.

Ora 22:34
Kush është Joe Walsh, kitaristi i famshëm amerikan që Berisha e quajti ‘Erion Veliaj’! Tha që ishte në Iran, fotografia u realizua në Londër

1683837435_joewalsh.jpg

Personi që Sali Berisha përdori për të hedhur baltë mbi Erion Veliajn, për të cilin tha se shkoi i maskuar në Iran, në të vërtetë është një kitarist shumë i njohur në Amerikë. Bëhet për Joe Walsh, 75 vjeç, që është i njohur si kitarist i grupit ‘Eagles’.  

Joe Walsh, i cili ka ngjashmëri të madhe me Erion Veliajn është aktiv në muzikë që në vitin 1965 dhe është i famshëm për dy hitet e viteve 1970,  "Rocky Mountain Way" dhe "Life's Been Good". Sipas mediave të huaja, Joe Walsh, këngëtar dhe kompozitor, i pëlqente të luante gjithmonë para turmës.

Walsh ishte anëtar i tre grupeve të suksesshme rrok: James Gang , Eagles dhe Ringo Starr & His All-Starr Band. Por ai kishte sukses edhe si artist solo. Në vitin 2011, Rolling Stone e renditi në vendin e 54-të në listën e “100 Kitaristëve më të Mëdhenj të të Gjithë Kohërave”. Fotografia që mori Sali Berisha për të thënë se është Erion Veliaj, në fakt është Joe Walsh me shokët e tij ‘James Gang’.

Imazhi nuk u realizua në Iran siç thotë Berisha por në Londër.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 12/05/2023 12:04

    SE KUSH TALL KA@##$ ME BRERISHEN E SIRERVIR LAJME TE RREME NGELI TU U BO MEME... O XENO MBL8DHJA KALLABALEKUN SE PO TALLET K#^@^ REND ME TA...

    Përgjigju
  • Arbëri ty duger më ti qi robt: 12/05/2023 08:47

    Ti qifsha robt e serborusit ty o Edvin shkjau

    Përgjigju
  • populli: 12/05/2023 08:36

    ky lajmet i ka te sakte o popull, menyra se si i thote eshte e gabuar !

    Përgjigju
  • San Giovanni: 12/05/2023 08:04

    O Argita po thuaj mmoj babës se ju fëlliqi fare! Mbase ty të dëgjon se Zenin e ka quajtur budalla....

    Përgjigju
  • Riku: 12/05/2023 08:01

    Sa e ke pagu salen o lali eri per te te dhuruar nga keto shashkat parazgjedhore...

    Përgjigju
  • Fadili: 12/05/2023 03:34

    Eh popull qe vazhdon e voton akoma per kete mashtrues, intrigant vrastar!

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 12/05/2023 00:21

    Ore s'ka lind burri huj në 76' Nderrojani fjalët e Ramës se është gabim, ngjashëm me 7x7=42

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori