Sali Berisha nuk i ndahet Portit të Durrësit dhe akuzave se Edi Rama po e përdor kompaninë nga Emiratet e Bashkuara si mburojë. Në takimin me ekspertët tha se shqiptarët po vidhen dhe sipas tij, një kompani e huaj po plaçkit më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit.
“Kemi brigje nga më të bukurat, male mahnitëse me potencialet e tyre. Ata të cilët i zotërojnë ato, janë klientelë, nuk kanë asnjë lidhje me fushën. Turizmin e merr burri i ministres, territore të tëra. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit. Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë.
Vidhen me çmimet, procedurat, koncesionet, PPP-të. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës.
Kompani të tjera gjigante, instalohen në kushtet që duan, pa garë. Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: