Berisha:Nuk rris taksat
Rama:1% i majm, 99% i mbyt

Berisha:Nuk rris taksat<br />Rama:1% i majm, 99% i mbyt
TIRANE- Nga panairi i Agro biznesit në Petrela, kryeministri Berisha dha garancitë se qeveria nuk do të rrisë taksat “siç kërkon zoti Rama” duke kundërshtuar edhe një herë idenë e kreut të opozitës për rritjen e taksave ndaj biznesit.

“Dua ti përgëzoj dhe ata për investimin që kanë bërë dhe dua ti garantoj se qeveria, jo vetëm që nuk do të rrisë taksat siç kërkon zoti Rama, me një urrejtje arkaike ndaj të pasurve. Unë i them atij se problemet e varfërisë në sistemin e lirisë nuk zgjidhen kurrë duke luftuar të mëkëmburit, por zgjidhen duke bërë çdo gjë që edhe të varfrit të bëhen të mëkëmbur dhe në qoftë se ti rrit taksat siç thua , për të shkatërruar me një të rënë të lapsit qindra-mijëra vende pune, nuk bën gjë tjetër veçse thellon varfërinë dhe mjerimin në vendin tënd, por kjo kohë ka perënduar dhe nuk kthehet më. Merru me kujtimet e tua.”

Kryeministri kërkoi fermerëve njëqind -fishim të drurëve frutorë duke u premtuar dhe lehtësira të garantuara për ta "sepse kjo është një rrugë e sigurtë drejt begatisë"

"Shqipëria është në zemër të tregut evropian dhe ne e kemi tregun e garantuar. Mund ta shndërrojmë Shqipërinë në kopshtin më të bukur të Evropës"- tha më tej Berisha.

REAGON RAMA
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit PS, i cili në faqen e tij zyrtare në Twitter shkruan: “Për cilët të pasur e ke fjalen Sali, për 99% të tyre që po i mbyt apo për 1% që po i majm? Të gjithë do paguajnë sa u takon. 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak, ndërsa biznesmenët do shpëtojnë nga kthetrat e bizneseve të pushtetit.”

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit