Berisha pa komision Kuvendor
Topalli tek Komisioni i Jashtëm

Berisha pa komision Kuvendor<br />Topalli tek Komisioni i Jashtëm
TIRANË - Konferenca e Kryetarëve miratoi dje ndarjen e deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës në tetë komisionet parlamentare. Burime brenda Konferencës thanë se “nuk pati debate lidhur me ndarjen e deputetëve në komisione, pasi janë vetë partitë politike ato që bëjnë propozimet për deputetët e tyre në komisionet parlamentare. Konferenca e Kryetarëve bën thjesht miratimin e tyre”.

Ndërkohë që krerët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi, Edi Paloka, Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi si dhe Fatmir Mediu kanë diskutuar propozimet e partive për ndarjen e deputetëve në komisionet parlamentare, ku për rreth dy orë anëtarët e kësaj konference zgjidhën edhe përplasjet për prozimet e mazhorancës që deputetët mund të ishin në më shumë se në një komision. Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi u shpreh se “Nuk pati debate.

Palët paraqitën propozimet e tyre, të cilat u diksutuan. Të tjerat ia lëmë kohës. Mund të ketë edhe ndryshime”, tha Ruçi. Ndërsa nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se “Pavarësisht të gjithave, e rëndësishme është arritja e konsensusit mes palëve”. Edhe pse anëtarët e Konferencës së Kryetarëve u panë me listat e deputetëve të ndarë në komisione, askush nuk i bëri publike ato, për vetë faktin se deri ditën e enjte që pritet të miratohen në seancën parlamentare, mund të ketë edhe spostime të deputetëve ngas një komision në një tjetër.

Burime pranë së djathtës, thanë se në listat paraprake ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do të jetë anëtare në Komisonin e Politikës së Jashtme, ndërsa ende nuk është përcaktuar se në çfarë komisioni do të jetë ish-kryeministri i vendit dhe ish-drejtuesi i PD, Sali Berisha. Me shumë gjasa pritet që Berisha  mund të jetë pjesë e delegacionit me BE, por jo anëtar në komisionet parlamentare. Në listat paraprake të Partisë Demokratike, emri i ish- kreut të PD nuk figuron në asnjë emër komisioni.

Konsensusi
Pas dy orë mbledhjesh të Konferencës së Kryetarëve, vetë dejtuesi i saj, Ilir Meta konfirmoi konensusin që i është ofruar opozitës për pranimin e kërkesave të saj, që disa deputetë të ishin në dy komisione. “Ka qenë një takim i cili është bazuar në vullnetin e krijimit të hapësirave maksimale për të gjitha këto dhe, në veçanti për opozitën gjë që reflektohet në konsensusin që është dhënë nga ana e mazhorancës me kohë, që pavarësisht raporteve elektorale të shprehura edhe në Parlament, ku mazhoranca aktuale është ndjeshëm më e madhe se mazhoranca e mëparshme; lidhur me drejtimin e komisioneve të përhershme, do të ruhet raporti i mëparshëm pasi Partia Demokratike ka bërë tri propozimet e saj për kryetarët e komisioneve”, theksoi kreu i kësaj konferencë dhe jëherësh drejtuesi i Kuvendit, Ilir Meta.

Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Pamë dy botë, njëra që i ulërt drejtësisë, tjetra që e respekton

Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Pamë dy botë, njëra që i ulërt drejtësisë, tjetra që e respekton