Pas debatit me Elisa Spiropali, Sali Berisha është larguar nga Kuvendi dhe ka folur para gazetarëve jashtë duke përsëritur se ministrja i jep tendera vëllait. Ndër të tjera i bëri thirrje gazetarëve që të bëhen bashkë për të zbuluar vjedhjen e ministrave, të cilët thotë se i ka kapur frika dhe tmerri.
"Situata në Parlament është e sëmurë. I ka detyruar Rama të bëjnë sikur raportojnë nga terreni. Kjo Spiropali, një e dy ngrihet. Shkoni lexoni tenderat e bashkëshortit të Spiropalit, ia jep vëllait të saj. Po ka vjedhje më të hapur se tenderi publik i jepet kunatit, i jepet vëllait të gruas. Kemi të bëjmë një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral e ndjesi për qytetarët që i vjedhin e plaçkitin dhe është e tëra pse mediat janë në këtë gjendje. Ne duhet të bëjmë një aleancë ku secila palë respekton pavarësinë, por një aleancë për të bërë transparencë të plotë të vjedhjes së ministrave. Të vijojmë betejë për transparencë se ju garantoj që këta i kanë kohërat e shkurtra, i ka kapur frika dhe tmerri. A ju kujtohet Rama se kam vjedh në mandatin e parë, ai vjedh çdo ditë dhe çdo mandat", tha Berisha.
I pyetur se si ndihet që nuk e ka uruar asnjë ndërkombëtar për fitoren në krye të PD, Berisha u përgjigj duke thënë: "Ku e di ti" dhe u largua duke qeshur. Ndonëse mund të ketë marrë mesazhe privatisht, asnjë mesazh publik i ndërkombëtarëve nuk ka shkuar në adresë të Berishës për fitoren përballë Ibsen Elezit.
Lajmi kryesor:
Berisha akuzon për korrupsion! Balla: Ka bërë pastrim parash në kompleksin 'Partizani' dhe me media! Pse nuk heton SPAK? Spiropali: Djali yt financon portale me paratë e të vdekurve në Gërdec
A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.8%
-
JO
11.9%
-
NUK E DI
3.3%
Vota total: 4789
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Mirë se po bëjnë vetëvrasje, por pse marrin të tjerë me vete?
24 Qershor, 16:19
-
Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë
24 Qershor, 12:34
-
Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit, ishte si vasal i Vuçiç
24 Qershor, 11:17
-
PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, por çfarë thotë vendimi i vetë Gjykatës Kushtetuese për ‘çështjen Leskaj’: Familjarët nuk janë në juridiksionin tonë
24 Qershor, 10:56
-
Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, shtyhet mbledhja e Këshilli të Mandateve! PS: Të lexojmë dokumentacionin! Alibeaj: Kërkoni ta hiqni nga vëmendja
24 Qershor, 10:47
-
Kronika e së enjtes dhe rrëfimi për Babon! Nga mjaullimat e Braçes, tek lozonjari Pandi e ne të opozitës, që ua bëmë 8 me 2
24 Qershor, 10:13
-
Problemet e 'Shtëpisë së Lirisë' 3 muaj pas 'suksesit' të Shkodrës
23 Qershor, 18:00
-
Erion Braçe në Kuvend: Në 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm ‘skifterësh’! Korrupsioni në administratë e deformon tregun
23 Qershor, 12:52
-
‘Gaz i dashur je i humbur’... ‘Pusho, o madam 5 milionë euro’, ‘përplasen’ në Kuvend Spiropali-Bardhi (VIDEO)
23 Qershor, 11:42
-
Gjenocidi serb dhe Investimet strategjike shkaktojnë debate në Kuvend! Balla: Berisha, bashkëpunëtor i Millosheviçit! Bie propozimi i PD-së për Komisionin
23 Qershor, 08:10
-
OMONIA revoltohet për seancën e mbajtur për çamët në Kuvend: Provokim! Nxitret urrejtje nga fantikët antihelenist
22 Qershor, 20:00
-
Mero Baze: Gjysmë ore pro evropian!
22 Qershor, 18:56