Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri sot sërish thirrje për protesta përpara Kryeministrisë, pasi doli nga salla e Kuvendit.
“Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha.
Ndërkohë me këtë ‘strategji’ të Berishës nuk është dakort demokrati i famshëm dhe një ndër militantët më të flaktë të kreut të PD-së, Ilir Vrenozi.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Vrenozi i kërkon Berishës të mos tallet duke folur për protesta, se 5 vetë i kanë ngelur dhe nuk i shkon njëri nga prapa, ndërkohë që i kërkon të futen në grevë urie.
“O Doktor, lëre protestën, se 5 veta do të vijnë, ore! Hyni në grevë urie, juve aty në Parlament, futi ata aty, ata që ke aty, ata që venë dhe nderojnë Fatos Nanon, ata futi në grevë urie. Prapë ne ta hamë, o? Prapë populli?”, shprehet, mes të tjerash, Ilir Vrenozi.
Komente













O çfar tmerri 35 demokraci dhe Doktor " pelicilina" vazhdon kryetar i pd. Po nuk ka pd njē djal tē ri tē shkolluar qē ta drejtoi pd? ? ? Epabesushme çfar bēhet nē Albanistan.
Përgjigju