Gjatë protestës së zhvilluar sot në Shkodër, studentët shaktuan rrëmujë në qytet duke thyer edhe derën e selisë së PD-së.

Nga ky veprim kreu i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion, si ky i Shkodrës nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.

Në deklaratën për mediat, Berisha theksoi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore.

 “Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.

Berisha shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: “Studentët do fitojnë.”


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme, Berisha: U thyen kocka e çanë kafka, Rama të dorëhiqet! Protestuesit ‘liberatorë’, sipërmarrësit t’i mbështesin!