Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që të anulohen vizat turistike për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në vendin tonë. Deklarata e Berishës erdhi jashtë Parlamentit, pas fjalës së mbajtur të Zelenskyt në seancën e posaçme që u mbajtë ditën e sotme.

Ai kërkoi gjithashtu që të largohet ambasadori rus në Tiranë dhe të tërhiqet amabsadori shqiptar nga Moska, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se është shfaqur i dyzuar gjatë 2 muajve të agresionit rus. 

“Ndoqa me vëmendje dhe me interes të madh, por edhe me emocione të thella, fjalimin e Presidentit të Ukrainës që po martirizohet ndaj nga agresioni barbar të Vladimir Putinit që paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore. Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit kemi ngritur tonë në këtë Kuvend për ndihma konkrete të gjithaanshme ndaj këtij kombi. Padyshim që Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s. Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku mund të them që edhe na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Nga njëra anë votohet në Këshillin e Sigurimit, shprehet solidaritet me Ukrainën, nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe për Ballkanin e Hapur.

Këkroj të anulohen vizat për çdo qytetar rus që do të hyjë në Shqipoëri, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në makimum të të gjita marrëdhenieve me Rusinë. Shpreh solidaritetin tim, simpatinë time më të thellë për ukrainënën, presideit dhe popullin e saj.”, tha Berisha.

Kryetari Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur, Sali Berishës, pas kërkesës së tij duke thënë se masat do të merren nëse kjo do të dëmtonte agresorin. Gjatë fjalës së tij jashtë parlamentit, Balla tha se nuk do t’i kushtojë rëndësi një politikane si Berisha që i ka mbaruar koha.

Gjatë fjalës së tij në parlamentin shqiptar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi që Shqipëria të kufizojë ardhjen e turistëve rusë, pasi sipas tij ata që do të hynë në vendin tonë mund të jenë edhe autorët e masakrës në Bucha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Balla i përgjigjet Berishës: Mos u merrni me tullumbacet populiste që lëshon një politikan që i ka mbaruar koha

 

Kryetari Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur, Sali Berishës, pas kërkesës të largimit të ambasadorit rus në Shqipëri. Lidhur me kërkesën e Zelenskyt, për mos pritjen e turistëve rusë në Shqipëri, Balla tha se nëse kjo do të dëmtojë agresorin, do të merren masa.

‘Kuvendi kishte një seancës, që ishte e qartë dhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur nga Rama Në kemi ofruar mbështetje qoftë në aspektin e prezencës së Shqipërisë në OKB dhe si anëtare e NATO-së. Nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin të vijnë me propozime që nuk kanë asnjë vlerë. Agresioni i pajustifkueshëm rus në Ukrainë e ka bërë botën më të bashkuar kundër Rusisë. Do ju kërkoja që të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbace populiste të një politikani që i ka mbaruar koha. Për mua nuk ekziston Berisha. Rusia një agresor kundër Ukrainës, dhe të gjitha masat janë marrë në favor të sanksioneve kundër Rusisë. Nëse kjo do të dëmtojë agresorin, turistët ruse, do të marrim masa. Por ne nuk komentojmë dhe tu japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha. Në pamundësi për tu bërë relevant, Saliu mbush tullumbace dhe i lëshon.’- tha Balla.