TIRANË- Mirënjohje për rolin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara përcolli Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, nëpërmjet një video call. Ai tha se mbështetja e Shqipërisë në këto kohë të vështira për ta, i kujton Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën.
Zelensky nuk la pa përmendur as disa nga tmerret që po përjeton populli i tij nën bombardimet ruse, ku tha se për ta nuk ka më paqe që prej 24 shkurtit, kur nisi pushtimi dhe se nuk ka asnjë ditë ku të mos vritet një fëmijë. Presidenti ukrainas kujtoi edhe muajin e Ramazanit dhe tha se myslimanët ukrainas nuk patën një ditë të qetë gjatë këtij muaji të shenjtë.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky në fjalën e tij pati kritika edhe për Serbinë, duke e cilësuar si një vend në Rajon që nuk e kanë dënuar haptazi agresionin rus dhe se ka marrë miliarda mallra nga Rusia që kur kjo e fundit sulmoi Krimenë, në vitin 2014.
Nga ana tjetër, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama i garantoi Presidentit ukrainas mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndërsa vlerësoi rezistencën e tyre përballë agresionit rus si një 'shërbim i çmuar për botën demokratike, deri dje të përgjumur'.
Duke pranuar se ndihma që Shqipëria mund t’i japë Ukrainës është fare modeste në krahasim me nevojat që ka vendi në luftë, Rama theksoi se megjithatë Shqipëria ka fjalën e saj në OKB dhe NATO të cilën mund ta shfrytëzojë në mbështetje të Kievit.
Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj u mbajt rreth orës 13:00. Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, vendi ynë është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.
Zelensky i është drejtuar në këtë periudhë parlamenteve të disa shteteve në botë. Presidenti ukrainas e nisi me Kongresin amerikan, teksa ka folur edhe në parlamentin britanik, Europian, Italian, Francez dhe në bundestagun gjerman.
Kryeministri Rama në fjalën e tij në Kuvend pas adresimit që pati Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, i premtoi atij mbështetje të pakursyer, teksa tha se Shqipëria do të jetë në konferencën e donatorëve për Ukrainën për të dhënë edhe ajo kontributin e saj.
Fjala e plotë e Ramës
Shkëlqesia Juaj, Presidenti i Ukrainës, mik i nderuar, ky parlament që sot ka nderin të mblidhet t’ju dëgjojë, nuk shquhet për shpirtin e dakordësisë mes palëve. Janë shumë të rralla në tridhjetë vjet pluralizëm, rastet kur në këtë parlament palët kanë rënë dakord dhe mbështetja, megjithë mend e megjithë zemër, e rezistencës ukrainase ndaj pushtuesve rusë, është një nga ato raste, edhe më të rralla, kur të gjithë ne këtu, kemi qenë dakord pa bërë as më të voglin diskutim.
Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur.
Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj.
Por, ne kemi besuar qysh në fillim, se nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kemi pasur nderin të jemi edhe bashkënismëtarë të disa qëndrimeve domethënëse kundër agresionit rus. Pasnesër, më 5 maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest.
Edhe pse mizorinë e kësaj lufte nuk mundet ta perceptojë sa e si duhet askush tjetër, përveç popullit ukrainas, më lejoni t’ju them i nderuar President Zelensky, se historia jonë e afërt, kur gjysëm milionë shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik, nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri, na ndihmon sidoqoftë të ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës.
Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, mobilizimi i vajzave që marrin armët për të rezistuar, qëndresa juaj e palëkundur në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, të gjitha pamjet e dëshmitë e kësaj tragjedie të paimagjinueshme deri ditën e hyrjes së trupave ruse në territorin sovran të Ukrainës, janë përveçse sakrifica ekstreme e një populli liridashës edhe një shërbim i paçmuar, që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës deri dje të përgjumur demokratike.
I dashur miku ynë Presidenti Zelensky, e kujtoj shpesh këto kohë bisedën tonë në Kiev dhe dëshirën tuaj që Shqipëria të bëhej vendi ku ukrainasit të kishin shtëpi të dyta për pushimet e tyre.
“Jemi shumë afër për të qenë kaq larg!”, thatë ju me kënaqësinë e dikujt që ka zbuluar një vend të bukur pranë shtëpisë.
Të gjithë e dimë tanimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ashtu sikundër çdo ditë që kalon, me tmerre të reja, e zgjat ende më shumë shtegun shumë të ngushtë drejt paqes. Por unë e besoj sinqerisht zoti President, se nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit që ikin për të mbrojtur fëmijët e tyre nga lufta, nesër dëshira juaj, që ata të vijnë këtu, në shtëpitë e tyre të dyta, për të kaluar pushime të gëzuara familjarisht, do të bëhet realitet.
Unë dhe të gjithë ne këtu do të donim t’ju thoshim sot shumë gjëra, por ju keni me siguri shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë i nderuar President, kështu që lejomëni ta mbyll këtë fjalë, duke ju shprehur në emër të Shqipërisë e të shqiptarëve, të gjithë mbështetjen, respektin dhe miqësinë tonë. Zoti qoftë me ju dhe me Ukrainën heroike!
Pas fjalës së presidentit të Ukrainës në Kuvendin e Shqipërisë, Volodymir Zelensky, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili i përsëriti dhe një herë mbështetjen në luftën kundër Rusisë.
‘Janë shumë të rralla rastet kur palët kanë rënë dakord, dhe mbështetja ndaj Ukrainës është nga ato raste të rralla kur të gjithë në këtu kemi qenë dakord pa bërë as më të voglin diskutim. I gjithë kombi ynë, përfshi Kosovën jemi rreshtuar krah jush me çdo gjë kemi munduar. Shqipëria vend i vogël se Ukrainë. Mundësitë tona për tju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me mundësinë e sfidës suaj, kemi besuar se nëse në aspektin e mbështetjes materiale, Shqipëria e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, në NATO në OKB, ku kemi pasur nderin të jemi bashkënismëtarë të qëndrimeve kundër agresionit rus. Më 5 maj Shqipëria do jetë e pranishme në konferencën e ambasadorëve më 5 maj të thirrur nga Polonia në Varshave, do japim kontributin modest.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rezistencën e Ukrainës përballë agresionit rus, teksa tha se ata po i bëjnë një 'shërbim të çmuar botës, deri dje të përgjumur, demokratike'
"Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, qëndresa juaj në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, janë sakrifica ekstreme të një populli liridashës dhe një shërbim i çmuar që po i bëni botës, deri dje të përgjumur, demokratike. Të gjithë e dimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ku çdo ditë që kalon me tmerret e reja e zgjat shtegun e ngushtë drejt paqes. Sot që në Shqipëri vijnë ukrainas që ikin nga lufta, dëshira juaj që nesër ata të vijën në shtëpitë e dyta për pushime me familjen, do të bëhet realitet. Ju shpreh në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve të gjithë mbështetjen dhe miqësinë tonë", tha Rama.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen.
"Ata duan të ringjallin tiranin në nivelet më këqija. I jam mirënjohës kombit që po e luftojmë këtë tirani. Mbështetja në kohë të vështira për ne më bën të kujtoj Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën, Ajo mësoi se humanizmi mund të mposhtë të keqen. Besoj se duke punuar bashkë me të gjithë europianët, ne do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë dhe të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen. Paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet, por duket se nuk përfshinë embargon e naftës. Bankat ruse duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi bankar, sado e vështirë të jetë. Nëse nuk bëhet sot, nesër Rusia do ta përdorë për të goditur financiarisht vendet tuaja në të ardhmen. Duhet të kufizoni ardhjen e turistëve rusë pasi ju nuk e dini se cilët do të vijnë, ndonjëri nga ata mund të jetë autor i masakrës në Bucha", tha ai.
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ne fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, u shpreh se ushtria ruse ka plaçkitur e vrarë njerëz të pafajshëm.
‘Kanë plaçkitur gjithçka në territoret e pushtuara. Të moshuarit thonë se nuk kanë parë mizori të tilla dhe më parë tani po shohin ushtrinë ruse si qëllojnë fëmijët. Banorët janë zënë robër në fshatra. Në zonat e çliruara ne gjejmë varre masive, njerëz me duar të lidhura, me brinjë dhe krah të thyera. Shpesh herë, prej tyre të qëlluar një pjesën më të madhe pas kokës. Ushtria ruse nuk i la as të varrosen, por i la në rrugë. ‘- tha Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në fjalën e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Ai tha se asnjë ditë paqeje për ukrainasit nga 24 shkurti! Zelensky tha se s’ka ditë të mos vritet një fëmijë.
“Të nderuar, populli i Shqipërisë, dje myslimanët në të gjithë botën festuan Bajramin! Ju përgëzoj! Gjatë këtij muaji myslimanët e Ukrainës nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme paqësore. Kështu ne jetojmë nga 24 shkurti. Dhe si pasojë një bombardimi në Odessa një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën, e plagosur edhe një 17-vjeçare! 220 fëmijë janë vrarë dhe 406 janë plagosur deri tani. Sot I japim lamtumirën gazetares që u vra nga një raketë në shtëpinë e saj. Ushtria ruse po godet qytetet dhe fshatrat tona. Granatimet vazhdojnë. Është një qytet me gjysmë milioni njerëz që nuk lejohet të hyrë brenda askush, as ilaçe dhe as ushqim”, tha ai.
Në fjalën e saj në hapje të seancës së posaçme parlamentare, ku po jep mesazhin e tij Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka vlerësuar lidershipin e tij dhe rezistencën e popullit ukrainas.
"Lidreshipi i fortë i Presidentit dhe rezistenca e popullit ukrainas kanë fituar mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtar. Shqipëria ka mbështetur sanskionet e ndërmarra nga aletatët. Më 7 mars miratuam rezolutën për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresion ushtarak të Rusisë në Ukrainë", tha ajo.
Fjala e kryeparlamentares Nikolla
Sot zhvillojmë një seancë plenare të posaçme dhe kemi nderin që Presidenti i Republikës së Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ju bëj me dije se në këtë seancë është i pranishëm edhe Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov. Mirëseerdhët zoti Ambasador.
Prej 24 shkurti të këtij viti, Republika e Ukrainës dhe qytetarët e saj janë në një luftë të imponuar prej agresionit të Federatës Ruse. Presidenti Zelenksy është në krye të ushtrisë dhe popullit të Ukrainës për mbrojtjen e atdheut.
Lidershipi i fortë i Presidentit Zelensky dhe rezistenca e pashembullt e ushtrisë dhe e popullit të Ukrainës kanë fituar mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë.
Shqipëria, gjithashtu, i është bashkuar kësaj mbështetjeje. Në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, kemi mbështetur sanksionet ekonomike dhe masat diplomatike të ndërmara nga partnerët ndaj Federatës Ruse, dhe ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.
Më 7 mars këtu, në Kuvendin e Shqipërisë, miratuam Rezolutën “Për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë europiane”.
Kuvendi i Shqipërisë dënon me forcë agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe populli shqiptar kemi besim se Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe fëmijët, djemtë e vajzat, burrat dhe gratë e Ukrainës do t’i kthehen normalitetit të jetës në liri dhe punës për zhvillimin dhe mirëqenien e atdheut të tyre.
Shiu i mëngjesit të sotëm ka bërë bashkë në një çadër mazhorancën dhe opozitën. Deputetja Ina Zhupa teksa po i drejtohej Parlamentit për të qenë e pranishme në seancën e posacme në shoqërinë e deputetit të PS Etjen Xhafaj, pa nga larg Milva Ekonomin, ministren për Standadet e Shërbimeve duke ecur me shpëjtësi për mos t’u lagur nga shiu.
Deputetja demokrate menjëherë ndaloi për ta pritur ministren në çadër, ndërsa të dyja krah më krah hynë në Parlament.
Ky Zelenski te mos na mesoje ne se ç'te bejme po ti dale zot vendit te vet. Prandaj jane lideret dhe politikanet qe te ndertojne politika te brendshme e te jashtme ne favor te popullit te vet, jo ta çojne vendin ne lufte. Ky pis provokonte duke i thene ruseve hadeni po ua mbajti. Jane vrare bij nënash atje per tekat e atij karagjozit çifut. Pale po jep leksione tashi neper parlamentet e vendeve te tjera e po u jep mend, plehra.
PërgjigjuSipas zelenskyt ne sduhet te bejme biznes sduhet te pranojm turist a thua se jan ushtar rus,popull jan dhe turistet o fismidhje po mir ua ben putini se ju me pas qen ne vendin e tij kishit rafshu boten dy arme keni dhe shiko tu bo propagand naziste mos prano turista,mjek,gaz i ka hip mbrapsht ky po shume shpejt ka per te thy koken.
PërgjigjuBerisha nga inati qe eshte shpallur non grata jo vetem nga SHBA por edhe nga Rusia dhe vende te tjera kerkon tani te luaje rolin si ujk i vjeter kerkon te rifitoje pozitat e tij te humbura qofte ne opinionin kombetar qofte ne ate nderkombetar. Ky me paturpesine me te madhe deklaron se me ardhjen e turisteve ruse mund te vijne edhe kriminele hajna qe mbasi kane kryer krime kunder popullit te pafajshem ukrainas bijne te relaksohen ne plazhet tona.Po krimet qe ka kryer Berisha qekur ka ardhur ne pushtet ne vitin 1992 e derisa e dorezoi pushtetin pse nuk i permend? Pse nuk permend vrasjen e Azem Hajdarit por per te fshehur krimin e shpalli kryetar te perjetshem po kete gje e beri edhe me Sokol Olldashin qw per te fshehur krimin pranoi ne PD djalin e tij ashtu si veproi edge me vajzen e Azem Hajdarit? Sado ndjese te kerkoje 1997-ta Gerdeci 21 Janari 2011 Gerdeci nuk kalohen lehte.
Përgjigjuzoti rama kryeministri i vendlindies time ke shume te drejte kur thua se rasti i ukraines i ngjan shume atij te kosoves por kujdes sepse miloshevici eshte zelenski qe ruseve te ukraines ashtu si shqiptareve te kosoves do tu mohoje gjuhen ruse dhe nacionalitetin.por ruset ne ukraine kane shtetin ame qe i mbron ashtu si shqiptaret e kosoves kishin shtetin ame ku shumica i ndihhmoi,disa i shiten dhe te tjeret i tradhetuan.pra informohu mire para se te deklarohesh ne favor te zelenskit.mos na i shto armiqt qe edhe keshtu nuk i kemi te paket.eshte me mire te heshtesh sesa te dalesh ne ball nga ndienja e madheshtise qe eshte mekat kapital. me thoni z.kryeministri im: a ka te drejte rusia te mbroje ruset e saj kudo ne bote kur u mohohen te drejtat si minoritet e gjuhes dhe e perkatesis etnike!! Mos harroni qe ne 2014 nacionalistet ukrainas dogjen te gjalle 148 ruse te strehuar ne nje kish z.kryeministi im ju jeni artist serioz ,piktor,jo aktor komik si zelenski nje me gaz pajen
PërgjigjuNa keputi shpirtin ky aktori qeveria e te cilit nuk e njef kosoven dhe nga ku u nisen me qindra mercenare per te vrare shqiptare gjate luftes.
PërgjigjuLufta ne ukrain ka filluar qe ne 2014 dhe jo tani Atje ka luft civile ku luftojn antinazistet dhe nazistet e azovit me qeverin pro amerikane dhe te armatosur nga fuqit perendimore
PërgjigjuMbylle gojen or plere dhe meso te shkruash Shqip mbeturin ruse ose serb ose cfar krn je
Rama ështé i ulur në dy stole, nuk e lëshon rusoserbin nga dora dhe nuk ështé i besueshëm piké
PërgjigjuDuke lexu komentet, vetem 2-3 kane fut trunin ne pune duke bo lidhjen e Azov, pravy sector, etj, se ka shume si kjo atje, me bufonin Zelensk, qe eshte lodra e tyre. Ju qofshi qe besoni propaganden e perendimit. ????♂️
PërgjigjuO pasardhes i "Ahmet Zogut" qe merr opingat sapo shfaqet rreziku, besoje ose jo nuk jane te gjithe si ju. Ky zoteria ka dhene prova per njeri i zoti dhe trim.Pastaj propagande ose jo, fakti eshte qe Rusia don te pushtoje nje vend sovran.
Dhimbja qe ka kaluar Ukraina nga humbjet e njerezve te tyre te afert eshte shume e madhe.Ne si popull duhet ti qendrojme afer sepse kane nevoje per mbeshtetjen tone ashtu dhe per mbeshtetjen e vendeve te tjera
PërgjigjuShqiperia ka mbeshtetur qe prej fillimit ukrainen sepse i kami akoma te fresketa plaget nga lufta e kosoves dhee dime mire cdo te thote lufte
PërgjigjuPo sikur ta njihte ukraina Kosoven … apo c’e deshe
Solidarizohemi me popullin Ukrahinas dhe lutemi per ta. Do e kene gjithmone mbeshtetjen tone????????
PërgjigjuZelenski tregoj që liria ka emer , duhet force per lirine! Bravo i qofte urojme ukrahina të jetë e lirë dhe zelenski esht nje hero për ukrainen, urime
PërgjigjuPopulli ukraines do e kete mbeshtetjen tone deri ne fund se eshte me e nevojshme te kenë paqe . Mirenjohje per ju zoti Zelensky qe nuk e latë ne balte vendin tuaj por jeni aty per te mbrojtur vendin tuaj
PërgjigjuRezistenca e ukraines eshte simbol i demokracise dhe lirise qe duhet te mbizoteroje jo vetem aty po kudo ne europe
Përgjigjusa keq per ate popull i cili po vuan cdo dite e me shume nga ky agresion rus
PërgjigjuVendi yne ka qene nder te paret qe ka qen krah ukraines.Urojme qe kjo lufte te mbaroje sa me shpejt
PërgjigjuKeshtu duam ti shikojm te bashkuar si Shqiperine dhe Ukrainen Respekte per Zelensky nje njeri hero qe po sakrifikon jeten per kombin e tij
Përgjigjuduhet te japim mbeshtetje sepse ne vend te atyre njerezve mund te ishim edhe ne
PërgjigjuShteti yne qendron perkrah ukraines fatkeqe. Urojme qe kjo lufte te mbaroj sa me shpejt dhe populli ukrainas te rifitoj lirine qe iu vodh.
PërgjigjuNe e kemi treguar gjithmone qe jemi shum solidar dhe duam te kemi vetem paqe. Shpresoj qe kjo lufte te mbaroje sepse shum njerez te pafajshem po vdesin dhe kjo esht shume e dhimbshme
PërgjigjuVolodymyr Zelensky sillet ashtu siç duhet te sillet një lider i një shteti, respekte
PërgjigjuHERO I VERTETE DJALE TRIM ME KURAJON EMADHE QE I JEP POPULLIT TEND PO TREGON SE JE I DUHURI PER UKRAINEN DHE ME GJERE BRAVO TRIM VAZHDO SE DO KTHESH PAQEN NE VENDIN TEND DHE DO I POSHTEROSH RUSET ME ZAGARIN E TYRE QE ESHTE NE GRAHMAT E FUNDIT QELBESIRA PUTIN
PërgjigjuShteti yne si gjithmone shpreh solidaritet
PërgjigjuSi nuk lexova i koment WE STAND WITH ALBANIA. Ata po i sulmon Rusi kurse ne po na gllaberojne kta 140 kriminele e oportuniste me kollare.
PërgjigjuCke me Dropullin ti apo tka qeth mamin nei dropullit
Duhet te ikim ne Gjermani te gjithe
Pse nuk kanë mundur të godasin asnjëherë pallatin presidencial?
PërgjigjuKjo eshte nje bisede qe duhet ndjekur me vemendjen me te madhe. Urojme qe lufta dhe konflikti ukraine-rusi te pwrfundoj sa me shpejt.
Përgjigjuky palacua me nazistet e azof na u bene heronjte e perwendimit, sa turp
PërgjigjuNuk ka nevoje qe te behet heroi i askujt, por ne historine e popullit do te mbetet emri i tij dhe me krenari do e kujtojne.
Te te vij turp qe flet keshtu
Eshte treguar ne shume situata te veshtira ne bote se cfare populli me zemer te madhe jemi.E kemi mbeshtetur Ukrainen qe diten e pare dhe vazhdojme ta mbeshtesim akoma dhe me vjen mire qe kjo gje eshte vleresuar dhe nga presidenti i Ukranies.
PërgjigjuShqiperia ka qene nje nder mbeshteteset me te medha te drejtesise dhe e ukrahines
PërgjigjuSi gjithmone vendi yne ka treguar se sa solidar eshte ne cdo situate,
PërgjigjuUkrina mbeshtetjen tone e ka pasur dhe do e kete i urojme qe kjo lufte te mbaroje sa me shpejt sepse nuk esht gje e mire
PërgjigjuNe e kemi mbeshtetur qe ne fillim Ukrainen, shpresoj shum qe kjo lufte te mbaroje dhe te ket dhe per ate popull paqe
PërgjigjuVendi yne gjithmone ka qen mbeshtetes i paqes. Me behet shume qefi qe kjo gje eshte kuptuar neper bote dhe tani na kerkojne ndihme
PërgjigjuDuhet te kuptojme qe lufta eshte nje humbje dhe humbjet jane shkatrim.Duhet t lutemi per Ukrainen
Përgjigjuduhet vertete qe t tregojme se jemi nje popull dashamires per te tjeret dhe qe i vijme ne ndihme me aq mundesi sa kemi
PërgjigjuVendi jona ka qene gjithmone mbeshtetese per te patur paqe!
PërgjigjuMu ka bërë një pjesë trupit kokrra kokrra, s'po e them cila.
PërgjigjuGerrneta?
Vendi yne gjithmone ka mbeshtetur paqen ne bote dhe skishte si ndodhte ndryshe dhe me Ukrahinen… uroj qe lufta te mbaroje sa me pare
PërgjigjuMe vjen mire qe mbeshtetja jone per Ukrainen po vleresohet dhe vihet ne dukje
PërgjigjuKur do perfundoj kjo luft se na e shpifi
PërgjigjuShqiperia dihet anen e kujt shteti ka mbajtur ,ishalla mbyllet kjo lufte me perpara
PërgjigjuVendi jone ka qene gjithmone pro paqes edhe tani do e mbeshtese Ukrainen per te qene kunder luftes . Ishalla mbaron sa me shpejt dhe familjaret te bashkohen me njeri tjetrin .
PërgjigjuI shkofte mbare takimi online sot e uroj qe lufta Rusi-Ukraine ti vij fundi
PërgjigjuKur Rusia po kercenon Angline cfare e ka Shqiperine?
PërgjigjuNa merziti ky djali tani. Boll se e morem vesh qe jeni ne lufte por me duket se me keq jemi ne se ju. Prandaj shko bej miral ne ndonje vend qe ka takat te te ndihmoje se ne e kemi luften me keq se sa ty. He xhan
Përgjigju