Sali Berisha i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” Lulzim Bashës pasi ky i fundit ka vendosur që ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD. Vendimi sipas Berishës është personal i Bashës dhe i asnjë forumi të partisë. Po ashtu ai nënvizon se siç ka deklaruar më parë do të bëjë gjithçka për të rikthyer sipas tij sovranitetin e PD
“Basha për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili është nul, sepse është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por nuk është ky thelbi por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Ka humbur e tërë shoqëria shqiptare sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverivë vendin, mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave opozita. Pas vendimit Berisha ka deklaruar se çfarë do bëjë do bëj gjithçka për të vendosur sovranitetin e PD”, tha ai.
Para vendimit ai thotë se ka komunikuar me Bashës por se priste që ta përjashtonte.
“Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. E dija që ai ishte në presione por se mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli të shpallte një vendim të tillë personal”.
Lajmi kryesor:
E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend
