Berisha: PD do të respektojë
verdiktin, Rama: Rilindja fitoi

Berisha: PD do të respektojë<br />verdiktin, Rama: Rilindja fitoi
TIRANË -  Të dy liderët kryesorë në garën elektorale; Edi Rama dhe Sali Berisha kanë dalë pas mbylljes së kutive të votimit në konferencë për shtyp njëri pas tjetrit.

ORA 19:00, RAMA: MBI TË DHËNAT TONA, RILINDJA KA FITUAR MBI RRËNIMIN!
Kryetari i PS-së dhe kandidati për deputet i Vlorës deklaroi në orën 19:00, në mbylljen zyrtare të procesit të votimit në gjithë vendin se "Bazuar mbi të dhënat tona operative, Rilindja fitoi mbi rrënimin!”

Rama e bëri deklaratën nga selia e PS-së, kun ë mes të entuziazmit të simpatizanëtëve, lëshoi edhe thirrjen drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: “ Z.Burgaj është ora që ju të bëni Drejtorin e Përgjithshëm të këtij shteti. Nga ky moment, Berisha është vetëm Kryeministër në detyrë. Ndërkohë, u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vullnet dhe këtë verdikt Sovran, ta konsiderojnë si fitore të madhe të Shqipërisë në rrugën e së ardhmes, pa asnjë dallim.

Ka fituar Aleanca jonë, por duhet të fitojë edhe Shqipëria me zgjedhje që nuk mund të njollosen më tutje,”- theksoi Rama. – “Gjaku i pafajshëm që u derdh sot në Laç është një këmbanë alarmi për të gjitha uniformat blu, që sot janë në detyrë dhe duhet të qëndrojnë në detyrë për ta mbështetur dhe garantuar këtë proces deri në votën e fundit, ashtu siç e ka adresuar vullneti i popullit sovran.

Ne jemi këtu garantë të palëkundur të çdo vote dhe garantojmë se nuk do lejojmë të preket asnjë votë shqiptari që sot është nisur për ta çuar Shqipërinë në fatin e saj, Bashkimin Europian.

Edhe njëherë e përsëris për të gjithë komisionerët dhe KQZ-në se ligji dhe vetëm ligji, duhet të përcaktojë qëndrimin ndaj atyre zgjedhësve që janë ende në qëndrën e votimit duke garantuar votimin e tyre dhe duke mos mbajtur hapur qëndrat në pritje të askujt tjetër,”- përfundoi kryetari i Partisë Socialiste.

BERISHA: DO RESPKETOJMË VERDIKTIN E SOVRANIT
Në fund Berisha ka theksuar se "do të respektojë vendimin e sovranit". "Kam qenë i bindur në fitoren e shkëlqyer të PD-së dhe ajo është e vendosur të respektojë vendimin e sovranit. Shokët e Kurbanit atë nuk e shqiptojnë dot", deklaroi Berisha.

Sali Berisha në konferencë për shtyp për situatën e ditës së zgjedhjeve. Kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha rreth orës 18:30 ka dalë në një konferencë për shtyp, ku është prononcuar mbi ngjarjen tragjike të Laçit.

BERISHA: POLICIA E SHTETIT TË HETOJË NGJARJEN E LAÇIT
"Sot ka pasur një ngjarje tragjike në Laç. Dua t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës ë ndjerë. Uroj të gjej forcë të përballojë ndihmën. I uroj shërim të shpejtë kandidatit të PD-së, Fufi, i cili mori një plumb në kokë", ka shprehur në fjalët e para Berisha. Ai më pas kërkoi nga Policia e Shtetit "të hetojë me përparësi absolute këtë ngjarje dhe të nxjerrë të vërtetën dhe përgjegjësitë e cilitdo; këtë presin sot të gjithë shqiptarët, këtë presin sot miqtë tanë", shtoi Berisha.

BERISHA: ME LAÇIN U REND TË FITOHEJ KAPITAL POLITIK
Berisha u shpreh se nuk mund të lë pa dënuar me përçmim qëndrimin e nekropolitikanëve, që rendën me vrap dhe unë po i dëgjoja t’i shprehnin ngushëllimin familjes së viktimave. U rend të fitohej kapital politik. Madje u shpresën se dinin mirë që mbrëmë se kjo ngjarje do ndodhte. I kërkoj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të administrojë çdo deklaratë. Se ata që e dinin se krimi do ndodhte, duhej të bënin gjithçka që ta ndalonin atë", deklaroi Berisha.

BERISHA: PJESËMARRJA NË VOTIME, BESIM TEK PROCESI I VOTIMIT
Më pas ai shtoi se "pjesëmarrja në votim është dëshmi e besimit tek qeveria për të votuar misionin e saj,është besim tek procesi i votimit, për të cilin ka përgjegjësi qeveria. Opozita ka një pjesë të qeverisë dhe kërkon të përfitojë prej saj".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën