Berisha për kandidatët e PS në zgjedhjet lokale: Shpallen në orën 1 të natës! Gjatë procesit të emërimit, dikujt i vunë prangat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK

Berisha për kandidatët e PS në zgjedhjet lokale: Shpallen në orën 1 të natës! Gjatë procesit të emërimit, dikujt i vunë prangat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK

Sali Berisha

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantë demokratë në Peqin të Elbasanit, foli për kandidatët e prezantuar nga Partia Socialiste për kryetarë të bashkive të vendit. Duke akuzuar PS-në për mungesë transparence në zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, Berisha tha se kandidatët socialist janë emëruar në bodrumet e mafias pa u takuar me asnjë qytetar.

Duke sjellë në vëmendje, ngjarjet e ndodhura së fundmi, duke theksuar atë të arrestimit të Lefter Allës, sipas tij për arsye se nuk pranoi të mos rikandidohej në bashkinë e Bulqizës.

“Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që vijnë sikur vijnë nga bodrumet e mafias. Që shpallen në ora 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për tu vlerësuar, por që të gjithë nga padrinoja i mafias më të rrezikshme në Europë, nga Edi Rama. Që të gjithë mbi haraçin që paguajnë, mbi lidhjet e krimit që kanë, mbi vjedhjet që kanë bërë.

Ju e ndoqët procesin e emërimit të tyre, diku kërciti dajaku në mbledhje, diku tjetër u vendosën hekurat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin, kurse ne gjithçka e lamë tek ju, tek besimi, vullneti, juaj dhe të jeni të sigurtë se ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi”- u shpreh Berisha.

Mes të tjerash, Berisha foli edhe për deklaratat e Ramës gjatë takimeve të ditës së sotme lidhur me mungesën e punëtorëve në Shqipëri. Berisha tha se më herët, vetë Rama nuk i pranonte këto shifra ndërsa tani po pranonte të vërtetën e shifrave të qytetarëve të larguar nga vendi.

“Pse u larguan nga Peqini dhe Shqipëria në total mbi 1 mln shqiptarë. Vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Nuk është statistikë e imja, është statistikë e Institutit të Statistikave të BE-së i cili e ka të bazuar në numërimin e të gjitha letërnjoftimeve, gjurmëve që kanë lënë shqiptarët duke hyrë në kufirin e vendeve të BE-së.

Sepse po lexoja sot, Çubrilloviçin shqipfolës, Edi Rama shkruante se këto janë trillime, mashtrime. Nuk trillon Eurostati ta dini mirë. Është instituti i statistikave më të sakta në botë. Edhe nuk ka asgjë me shqiptarët, përkudrazi thotë të vërtetën, por fatkeqësia është se këta autorë të kësaj drame, as nuk duan të ja dinë, as nuk e konsiderojnë.  A nuk ishte ky njeri që ju thoshte ju para dy vitesh se kemi 400 mjekë që presin për të filluar punën, në një kohë kur janë larguar 4 mijë mjekë, në një kohë kur ne jemi sot në sistemin shëndetësor, ua them me të dhënat shumë të sakta, njëlloj si në vitet ’60”-shtoi kreu i Rithemelimit.

Sot Berisha ka vijuar me prezantimin e kandidatit të Rithemelimit për kreun e bashkisë së Peqinit, Mustafa Pashjan. Ndërkohë që nga ana tjetër, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Berishës për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, nën logon e PD-së si kryetar i partisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 28/03/2023 05:52

    Sali Berisha,ti je fantasma e nji njeriu të vdekur politikisht,ti I përket të shkuarēs,nuk mund të jesh politikan i të ardhmes.Je gjarpēr me dy koka por...,je në grahmat e fundit.

    Përgjigju
  • Vlora: 27/03/2023 19:38

    I mbarove problemet e tua???? Tani meresh me të tjerët.

    Përgjigju
  • Berish kandari: 27/03/2023 19:10

    Je bere krejt koqekandari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'