Në mbledhjen me krerët e degëve Sali Berisha është ndalur në protestat e paralajmëruar, ku thotë se kanë 44 mijë luftëtarë, referuar mbështetësve. Sipas Berishës këta ‘luftëtarë’ duhet të mobilizohen për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.
“Do përcaktojmë të gjithë qëndrimet aktivitetin që ne do ndërmarrim për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim. Unë e kam testuar dhe e theksoj, para jush dhe publikut shqiptar, se për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar, në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj, nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së aj, nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesor të bashizmit, ish kreu i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave nga qeveria, ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama. Për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta publikisht të Bashës e ndonjë tjetri. Ky është një problem shumë serioz për ne se përgjegjësia jonë është të dalim s amë shpejt nga kjo gjendje. Këtë gjendje e kanë krijuar, pazaret e udhëheqjes me qeverinë por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin demokratëve nga shtatori e gjerë më sot, që ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare. Ngritën në këmbë kundrejt presionit terrorit. Ata presim udhëheqje tani, një drejtim nga ne, revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi, zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve por iu garantoj edhe një përqindje shumë të madhe të qytetarëve epa parti, por qoftë edhe të PS dhe partive tjera.
Sot për shkak të kësaj apatie frika është e përhapur thellë, sot nuk mund të ketë mësues të kënaqur kur prej 8 vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij personale të gjendjes familjare të fëmijëve që mëson, shikon vetëm rënie, mospërfillje, përçmim. Kjo kaq e vërtetë është me mjekët që po ikin masivisht për shkak të një shpërfillje të plotë nga ky regjim. E vërtetë për të gjithë profesionistët, të rinjtë, qytetarët. Orbita e pakënaqësisë dhe njerëzve të revoltuar është shumë e madhe, detyra jonë është të aktivizojmë në veprim tonë, të bëjmë gjithçka për të vënë bashkëpunimin me ta, ë bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë, çdo aleatë tonin që ne duhet të krijojmë me shpejtë frontin opozitar. Jemi në situatë shumë të vështirë sesa në vitin 1991, kishim një regjim monist, por ai ishte një rrokullisje botërore, nuk ra në Shqipëri. Ishte monist i kishte gjitha pushtete por nuk mbijetonte dot, sot kemi regjim monist, 100% siç ishte në 1991, pa asnjë dallim. Përkundrazi edhe më monist se në 1991, sot çdo pushtet është në duart e Ramës, një partie, partia e shtetit, tipar kardinal i diktaturave. Kemi 44 mijë luftëtarë që na u përgjigjën në çdo kohë, u konfirmuan 44 mijë luftëtarë është një pakicë e cila mund të kryejë me sukses, mund të udhëheq lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë kërkojnë të mobilizohen ti motivojmë, kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin, kemi të bëjmë me një parti shtetit, ajo përmbyset me një front opozitar”, tha Berisha.
Lajmi kryesor: