Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur aferë korruptive projektin për Skavicën në Dibër. Në fjalën e tij u shpreh se nuk mund të varroset Dibra dhe i bëri thirrje qeverisë britanike që të mos lejojë kompanitë për të blerë aksione.
“Janë vërsulur të mbysin Dibrën. Skavica është varri i Dibrës. A do pranojmë ne të bëhemi mortorë në varrimin e saj? Të largosh 20 mijë banorë, çfarë mbetet në Dibër? E gjitha vepër korrupsioni, e gjitha vepër hajnie. Projekt i Enver Hoxhës. Por diktatori e kishte mbyllur nga të katër anët Shqipërinë dhe bëri digat. Dibrën vendosi ta çoj në Hoxharë. Megjithatë nuk guxoi. Përmbysi fshatra të mrekullueshëm, por ajo që përmbyste më shumë ishte Skavica. U ndal.
Një vend i lirë, që ka mundësi me erë dhe diell, të shkojë dhe të përmbysë 32 fshatra, të përmbysë një krahinë, duhet të jesh pa asnjë ndjenjë njerëzore ose nuk duhet të jesh normal nga kapacitetet mendore të marrësh një vendim të tillë.
Afera e Skavicës është një aferë korruptive. I kërkoj kompanisë Bechtel sepse është kontratë pa garë dhe këto kontrata pa garë janë korruptive. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset. Dibra do ecë në shekuj dhe mijëvjeçarë e lirë!” – tha Berisha.
Lajmi kryesor:
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
23.8%
-
Jo
68.9%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2609
Lajme të tjera
-
Kulturën e linçimit ia lini Saliut
7 Qershor, 10:09
-
VIDEO/ Afera e klanit Berisha me klubin Partizani, Balla dëshmoi mbi 3 orë në SPAK: Çështjes do i shkoj deri në fund! Kallëzova edhe për OSSH
7 Qershor, 09:53
-
Po Berisha a ka ndonjë zgjidhje për bashkimin e PD-së?
7 Qershor, 09:23
-
Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe 'Rithemelimin'
7 Qershor, 08:13
-
Ylli Pata: Bashkimi që ndau PD-në: puçi i ri brenda opozitës
6 Qershor, 21:10
-
Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon opozita! Berisha: Mbahet në burgun e VIP-ave që përcaktojnë kushtet njësoj si Escobar-i! Salianji: SPAK të godasë mafien politike
6 Qershor, 20:47
-
Fija e fundit e kashtës së Berishës
6 Qershor, 11:18
-
Thirrjet e Berishës gjatë fushatës, Basha: Revolucionit të tij i doli boja, duhet plan realist! Jam kundër bashkimit mekanik të PD, s'ka garanci për fitore
5 Qershor, 19:53
-
Mero Baze: Një parti që vuan krizën e mungesës së betejës
5 Qershor, 19:35
-
Berisha e Basha po ngulin ‘gozhdët’ e fundit në ‘arkivolin’ e PD
5 Qershor, 19:21
-
Kërkoi masë më të butë sigurie, ekspertët dorëzojnë raportin mjeko-ligjor për Lefter Allën: Ka probleme me zemrën! Të hënën seanca në GJKKO
5 Qershor, 15:18
-
Helmimi i banorëve nga uji në Bulqizë, nën hetim Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat! Montoi një tub te ujësjellësi, uji i pijshëm u përzi me ujërat e zeza
5 Qershor, 10:40