Berisha 'përballet' me ligjin '7501'! Fermeri: Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist, u gabua me rishpërndarjen e tokës

Berisha 'përballet' me ligjin '7501'! Fermeri: Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist, u gabua me rishpërndarjen e tokës

ish-kryeministri Sali Berisha

Gjatë takimit me fermerët në Kashar, Sali Berisha është gjendur përballë ankesës së një prej fermerëve. Ai i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

“Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.

Nga 23 mijë metër tokë që i takonte,  sot gëzon vetëm 900 metra. Për të njëjtën tokë thotë se ka bërë  dhe burg në kohën kur në pushtet ishin demokratët, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan.

“Në 94 zoti Berisha PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat. Kërkoj nga ty zoti Berisha çfarë mund të bëj unë zoti Berisha se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin dhe ndajnë paratë bashkë. Por, unë kërkoj ligjin të më mbrojë ligji? Më jepni të drejtë çfarë mund të bëj? Është ligj famëkeq ai zoti Berisha por megjithatë gabimet edhe ndreqen”, tha ish-pronari.

“Po, shumë e vërtetë”, tha Sali Berisha.

Po Berisha e kaloi këtë çast me një përgjigje të shkurtër dhe e zhvendosi bisedën në problematikat e bujqësisë, duke fajësuar Edi Ramën për dështim në sektorin e bujqësisë.

“Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga Ballkani i hapur, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer…çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial“, tha Sali Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha takim me fermerët: Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur do falimentojë fermat tona! Rruga e vetme, greva


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës