Çfarë po paralajmëron Berisha? Ish-Kryeministri: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të vjedhura, do bëjmë revolucion! Betejë për 'jetë a vdekje'

‘Betejë për jetë a vdekje, nuk do të pranojmë kurrë zgjedhje të manipuluara, jemi përgatitur për revolucion, më të gjitha format kundër Edi Ramës…’. Kjo ishte gjuha me të cilën Sali Berisha kishte zgjedhur t’i drejtohej ndjekësve të tij në Facebook këtë të shtunë, duke paralajmëruar për hërë të parë edhe mos njohjen e zgjedhjeve të ardhshme, ato vendore që janë paraparë të mbahen më 14 maj. Përballë rrezikut të humbjes Sali Berisha e ka gati skenarin: Mos-njohjen e tyre dhe kalimin në revolucion.

Ish-Kryeministri denoncoi se sipas tij mazhoranca ka filluar tashmë vjedhjen e zgjedhjeve dhe se partia e tij dhe opozita do të të përballët në këtë ‘betejë për jetë a vdekje, për pluralizmin, për votën, për të gjitha’

“Unë kam bindjen se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë këtë gjë. Do i përgjigjen Edi Ramës me të cilat format që meriton për të mbrojtur pluralizmin, votën dhe demokracinë”, tha Berisha.

“Përgjigjja është vetëm një: vetëm revolucion”, vijoi ai.

Ish-kryeministri e quan pengmarrje të vendimit të Gjykatës faktin e mosregjistrimit dhe pasqyrimit në regjistrin e partive politike të ndryshimeve në statutin e PD në Kuvendin që ai mbajti më 11 dhjetor 2021. Ai tha se kjo bëhet për ta detyruar PD të mos hyjë në zgjedhje ose të hyjë me emër tjetër.

"Kemi marrje peng të vendimit të Gjykatës nga data 25 mars deri sot me qëllimin që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje ose të detyrohemi të futemi siç u futëm para vendimit të gjykatës me koalicion tjetër", tha Berisha. 

Ndërkohë që gjuhën e ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim kreu i ‘Rithemelimit’ e vazhdoi edhe këtë të shtunë. Ai vazhdon ta quajë pjesë të mafias, ndërkohë që sot e akuzoi se ndërhyri në mënyrë të paskrupullt në SPAK.

“Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve. Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave. Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj”, u shpreh ish-Kryeministri në komunikimin me ndjekësit e tij në Facebook.

Një mesazh ai e kishte edhe për atë që e quan ‘shpopullin i Shqipërisë’ kur tha se kur të vijë në qeveri do të bëjë që popullsia shqiptare të rritet.

“2007-2014 numri i popullsisë në Shqipëri erdhi duke u rritur dhe jo duke rënë. Ndërsa në 7 vite të kësaj qeverisje janë larguar 744 mijë shqiptarë. Ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet nga viti në viti, ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e rinisë”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Berisha për Kim: Kërkon të na bëjë ‘Republikë Bananesh', mos i besoni asgjë! E paskrupullt, mafie e Sorosit

 

Gjuha e ashpër ndaj Yuri Kim nga ana e ish-kryeministri Sali Berisha sa vjen e bëhet edhe më e rëndë. Ai vazhdon ta quajë pjesë të mafias, ndërkohë që sot e akuzoi se ndërhyri në mëyrë të paskrupullt në SPAK.

“Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal. Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë. Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire.

Çdo njeri që punon, që drejton, e ka shumë të qartë se suksesi i tij varet nga ekipi. Ai udhëheq, por pa ekip nuk ka sukses. Këta të dy, Edi Rama dhe Yuri Kim, në mënyrën më antikushtetuese, më të paskrupullt, ndërhynë dhe e bënë copë-copë atë organ. Për çfarë? Për të prishur çdo frymë bashkëpunimi, për të krijuar një realitet pro-amerikan, pro-mafioz, pro-kështu, pro-ashtu.

Pra, i dhanë një goditje mëshire SKAP-it të partisë. Ajo nuk mund të ndërhynte kurrë. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve. Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave. Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale.

Ajo mashtroi qeverinë e vet. Mblodhi gënjeshtrat e Edi Ramës, Bashës, Ballës, Veliajt dhe i transferoi. Të gjitha të fabrikuara nga mediat e Sorosit. Të gjitha i dolën gënjeshtra. Ajo bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është. Ajo bëri gjithçka që të caktonte kryetarin e PD.  Pasi i doli bomba e parave sovjetike me Bashën, u kthye te Alibasha. Të vazhdojmë rrugën tonë bazuar te vlerat dhe parimet”, tha berisha.

Ora 12:30
Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Ka filluar manipulimi masiv, s’do e pranojmë kurrë! Do bëjmë revolucion

 

Sali Berisha ka paralajmëruar sot se forca e tij politike  nuk do ta njohë një proces të manipuluar dhe të vjedhur zgjedhor sipas tij. Berisha thotë nuk do ta njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

“Manipulimi i zgjedhjeve  ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjja është vetëm një: vetëm revolucion”, ka thënë Berisha në komunikimin e tij me qytetarët në Facebook.

Ora 12:19
Berisha: Me mosregjistrimin e ’11 dhjetorit’ në gjykatë po merret peng vendimi i Zhukrit! Duan të mos hyjmë në zgjedhje, por s’na pengon më asgjë

Ish-Kryeministri Berisha e quan pengmarrje të vendimit të Gjykatës faktin e mosregjistrimit dhe pasqyrimit në regjistrin e partive politike të ndryshimeve në statutin e PD në Kuvendin që ai mbajti më 11 dhjetor 2021. Berisha tha se kjo bëhet për ta detyruar PD të mos hyjë në zgjedhje ose të hyjë me emër tjetër.

“Më datë 25 mars gjykata e Tiranës mori në shqyrtim dosjen e Kuvendit të 11 dhjetor, të rithemelimit të PD. Gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Të nesërmen e zbardhjes së tij në mënyrë automatike ky vendim regjistrohet në regjistrin e partive politike. Ky vendim i gjykatës dhe absolutisht asnjë element tjetër realizon automatikisht regjistrimin. Kur partitë politike ndryshojnë Statutin dhe programin janë të detyruara t’i depozitojnë në gjykatë dhe këtë bëri PD dhe gjykata i vlerësoi të rregullta. Kemi marrje peng të vendimit të Gjykatës nga data 25 mars deri sot me qëllimin që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje ose të detyrohemi të futemi siç u futëm para vendimit të gjykatës me koalicion tjetër. Por pas vendimit të Gjykatës ne nuk na pengon asnjë gjë tjetër më të futemi si Parti Demokratike. Rama kërkon të hakmerret ndaj PD-së në mënyrë primitive”, tha Berisha.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashi: 22/01/2023 02:12

    Berish kerma eshte bo si Haxhi Hamili. Ka harru si perfundoi Haxhi k..derri.

    Përgjigju
  • Haha: 21/01/2023 18:12

    Berisha nje qen me morra do mare ate te Noc Rrokut bashke me ket temin.

    Përgjigju
  • andy: 21/01/2023 15:20

    ik o sali.,,ik o zagar,,ik o hale i kombit....

    Përgjigju
  • aleksadros: 21/01/2023 14:59

    o kushe flete ky qe s'la zgjedhje pa vjedhure yyyy

    Përgjigju
  • Sifi: 21/01/2023 14:47

    Ne cdo llj zgjedhjesh i njejti skenar i Saliut !Gjirhmon jerkon te justifikoj humbjet ne seri.Nyk ja fityar kyrre zghedhje por vec i ka bjedhur dhe ka padur kolonen e peste Meten kunder te majtes . Shteti ti tregoj vendin ketij krimineli se po e mbush kupen me revolucionet e tij nga molotovet dhe antitanket e 14Shtatorit

    Përgjigju
  • drejtesi popullore: 21/01/2023 13:36

    ste ka mbetur gje tjeter vec te therasesh rusin me forcat wagner , phyy rrace e ndyre , ti me ate ilir kokpalarin me kohe ne burgun e recit

    Përgjigju
  • Cubi: 21/01/2023 12:33

    Ben gabim mos me hyre ne zgjedhje aman se na prish shum pun!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Hyre s'hyre nga tre ate me te gjatin do maresh????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb