Berisha plan për dublimin e PD-së në Parlament! A do të kërkojë Basha përjashtimin e tij si deputet përmes ndryshimit të ligjit të dekriminalizimit?!

Berisha plan për dublimin e PD-së në Parlament! A do të kërkojë Basha përjashtimin e tij si deputet përmes ndryshimit të ligjit të dekriminalizimit?!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se do të dominojë vitin politik 2022. Pas dështimit për të pushtuar selinë e Partisë Demokratike me dhunë në 8 janar 2022, Sali Berisha do të tentojë të dublojë Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare në Kuvend. Duke mos përjashtuar as krijimin e një grupi parlamentar me deputetët që i janë bashkuar Foltores, Berisha ka sinjalizuar një rikthim të fuqishëm në Parlament, duke nënkuptuar se do të marrë flamurin e kreut të opozitës përmes debateve dhe fjalimeve.

“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një agjendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament”, tha Berisha, i cili është përjashtuar një ditë më parë përgjithmonë nga Partia Demokratike.

Për të fituar kohë diskutimi në Kuvend dhe për të ndërhyrë në procedura, Berisha mund të krijojë një grup të tijin parlamentar. Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Por a do t’i përgjigjet Lulzim Basha lëvizjet së Berishës për protagonizëm dhe dublim të PD-së zyrtare në Kuvend? Raport Tv mëson se në rrethin e Lulzim Bashës po diskutohet mundësia e propozimit të një amendamenti, për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, me qëllim për të përjashtuar Sali Berishës përgjithmonë nga Parlamenti. Propozimi që po diskutohet parashikon përfshirjen e personave të shpallur 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kriteret ndaluese për t’u zgjedhur deputet dhe për të ushtruar funksione të tjera publike.

Ligji aktual i dekriminalizimit është disi i paqartë sa i takon lejimit ose jo për të ushtruar funksione publike të personave që janë pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ligji për dekriminalizimin, në shkronjën ‘b’ të pikës 2 të nenit 2, ndalon që zgjidhen deputet apo të marrin mandatin e deputetit pasi janë zgjedhur për personat që janë dëbuar nga SHBA për cenim të sigurisë publike. Konkretisht, në ligj thuhet se panalizohen ata “që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”.

Por a konsiderohet shpallja 'Non Grata' një dëbim?! Për Komisionin Qendror i Zgjedhjeve kjo pikë është e paqartë. KQZ nuk ia hoqi mandatin e deputetit Tom Doshit që ishte shpallur 'Non Grata', por Doshi u largua vetë nga Parlamenti. Ndërkaq, Partia Demokratike, në 10mars 2021, deklaronte se “Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”.

Mbetet për t’u parë nëse Lulzim Basha do të depozitojë një amendament në Kuvend për të qartësuar dhe saktësuar këtë pikë të ligjit të dekriminalizimit, duke ndëshkuar Sali Berishën, apo propozimi do të mbetet vetëm në kufijtë e diskutimit brenda rrethit të bashkëpunëtorëve të Bashës. Edhe nëse Basha e konkretizon një lëvizje të tillë, ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit është në dorën e vullnetit të mazhorancës.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bureto: 12/01/2022 18:46

    Duhet bërë pavarësisht se cili e bën propozimin, shumica, pakica apo qoftë dhe një deputet i vetëm. Rëndësi ka që të futet në axhendën e k Kuvendit dhe të paraqitet në seancë plenare për votim. Aty do shikohen dhe lojrat politike dhe do bien apo jo maskat. Unë besoj se në këtë drejtim kuorumi prej 84 votash arrihet lehtësisht. Mjaftojnë vetëm 7 vota nga opozita të cilat sigurohen nga lista e deputetëve rreth Bashës, të cilët si ka ardhur puna janë më të interesuar se kushdo që Berishën të mos e kenë më nëpër këmbë as në parlament. Boll t'i qëndrojnë qëndrimit që mbajtën zyrtarisht me kërkesën drejtuar KQZ, në rastin e Tom Doshit. Kam besim se do ta bëjnë. Berishës i duhet hequr çdo suport politik dhe le të bredhë rrugëve duke protestuar deri sa të kujtohet për të SPAK-u.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari