Berisha po përdor 'besëprerin' e Sheshelit, për të pushtuar selinë e 'besëprerit' të tij

Berisha po përdor 'besëprerin' e Sheshelit, për të pushtuar selinë e 'besëprerit' të tij

Sali Berisha

Sali Berisha po përpiqet të gjej një mënyrë si të filloj protestat ndaj Lulzim Bashës. Meqë ditën e shtunë ai paralajmëroi marrjen e selisë, por siç u pa, shkoi deri në oborr, e pastaj iku me “bisht në shalë”,  tani po mendon për një sulm më të motivuar me ngjyra patriotike.

Për këtë I ka ardh në ndihmë Aleksandër Viçiq. Presidenti I Serbisë, i cili vjen të hënë në Tiranë në kuadrin e takimeve rajonale, së bashku me liderë të tjerë të rajonit dhe organizata të BE, është një kamardare shpëtimi për Sali Berishën. Nëse e vini re, Berisha më shumë po bën kujdes tu thotë mbështetësve të vet se duhet të mblidhemi në orën 16 tek selia e PD, se sa ti sqarojë për temën e protestës, e cila nis me inceneratorët e përfundon me Vuçiqin.

Pra duket që e gjitha është një pretekst që Berisha të marrë një shumicë mbështetësish në oborrin e PD dhe të thyej zyrat që të mos duket I vetmuar me 10 tropojanë në kërkim pas vetes, pa llogaritur dhëndërrin, siç ishte të shtunë.

E gjithë “protesta” në fakt nuk ka të bëj me Vuçiqin por me Lulzim Bashën. E gjitha është një përpjekje për të marrë hak ndaj poshtërimit të së shtunës, kur ai nuk mundi të hynte në seli.

Për këtë I ka ardhur në ndihmë Aleksandër Vuçiq. Dhe simbolika është e fortë. Njësoj si Lulzim Basha, Aleksndër Vuçiq, është “besëpreri” I Vosjllav Sheshelit themeluesit të Partisë Radikale të Serbisë që mbështeti masakrat në Ballkan në vitet 90.

Në vitin 2008, Vuçiq tradhëtoi babin e tij shpirtëror, praktikisht partinë fashiste të Serbisë,  dhe ju bashkua një fraksioni të moderuar properëndimor, që filloi të distancohet nga shumë prej akteve politike të Sheshelit, përfshi dhe akte për të cilat kishte dhe përgjegjësi personale në qëndrimet publike, siç ka qenë masakra e Srebenicës.

Si një besëprerë I Shehselit e më pas “servil” I perndimit, Vuçiq ja doli të merrte pushtetin në Serbi dhe më pas të fuqizohej duke u bërë president I saj.

Sali Berisha e ka gjetur tamam fabulën. Lulzim Basha është Aleksandër Vuçiqi I demokratëve. Ndaj beteja kundër tij duhet nisur pikërisht duke përdorur Aleksndër Vuçiq dhe vizitën e tij në Shqipëri.

Nëse Edi Rama do të jetë në humor, dhe t’ia shpjegoj nga dritarja e kryeministrisë Vuçiqit, se përse po protestojnë ata njerëzit kundër tij, me siguri do argëtohet shume. Ai e njeh mirë fabulën e prishjes me babain shpirtëror të partisë për shkak të Perndimit.

Por ai nuk njeh mirë Sheshelin tonë.

Shesheli I Serbisë, ai I vërteti, është një I çmendur që ishte gati të vdiste vërtet për Serbinë dhe të zhdukte “armiqtë” e saj. Shesheli ynë është një plak I rrjedhur që është gati të vdes për shtëpinë e vet dhe të vras “armiqtë” e familjes së tij. Dhe nesër shpreson që duke përdorur “besëprerin” e Sheshelit, Aleksandër Vuçiq, ti rrëmbej selinë “besëprerit” të tij Lulzim Basha.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosta: 20/12/2021 05:30

    Po ky eshte mavri me boje. Partia fashiste e Serbise thote, ishte socialiste o pufte. Dhe thjesht nderroi emrin. Pra, sipas logjikes gamoriste te lartperfendur nese Sala eshte Shesheli i Shqiperise, Basha eshte Vucic i Shqiperise???

    Përgjigju
  • Mali: 19/12/2021 20:18

    Bravo Mero.E ke nuk preu ne bese ky njeri kafshe, perbindesh? Zoti e mallkofte.Mali

    Përgjigju
  • O tej: 19/12/2021 20:17

    Gojet e liga thone Berisha bashke me tropojanet ka mare gjithe brisqet ne supermarkete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë