Berisha thirrje Zuckerberg dhe Musk: Ndalni Ramën, po mat like-t e komentet e punonjësve të administratës me aplikacion terrori dixhital! I bashkohet edhe Meta

Sali Berisha denoncoi kryeministrin, Edi Rama duke deklaruar se ky i fundit  ka shpikur një aplikacion që mat pëlqimet dhe komentet që punonjësit e administratës i bëjnë qeverisë në rrjetet sociale. Sipas Berishës, Rama po shkakton terror psikologjik tek punonjësit e administratës, duke i detyruar të bëjnë pëlqime dhe komente pozitive në postimet që qeveria bën në facebook. 

Ish kryeministri bëri thirrje ndaj Marc Zuckerberg dhe Elon Musk që të ndëshkojnë abuzimin me rrjetet e tyre sociale. 

“Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Like dhe komenteve. Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm, për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Në mbështetje të thirrjes së Berishës ka dalë edhe kryetari i Partisë Ilir Meta i cili me anë të një postimi në twitter, ka kërkuar që Zuckerberg dhe Musk të kufizojnë qasjen e qeverisë së Ramës në platformat mediatike online.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Meta mbështet Berishën për thirrjen ndaj Zuckerberg dhe Musk: Të kufizohet aksesi i Ramës në platformat mediatike

1671484341_ilirmeta.JPG

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për thirrjen e Berishës ndaj Mark Zuckerberg dhe Elon Musk për të kufizuar aksesin e qeverisë Rama në platformat mediatike online.

“Unë mbështes thirrjen e liderit të Partisë Demokratike, drejtuar Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe platformave të tjera mediatike online për të kufizuar aksesin e qeverisë së Edi Ramës për shkak të praktikave të kryera prej tyre në kundërshtim me standardet dhe rregulloret e platformave të tyre globale”-shkruan Meta.

/B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor