Berisha: Policia u urdhërua të
mos merrej me avionët e drogës

Berisha: Policia u urdhërua të<br />mos merrej me avionët e drogës
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthehet sërish çështje së avionit italian të rrëzuar në Divjakë, duke akuzuar sërish qeverinë për lidhje me drogën dhe narkotrafikun. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ka sjellë detare të reja që lidhin qeverinë, sipas tij, me trafikun e drogës. Sipas Berishës, policisë i është dhënë urdhër për të mos u marrë me çështjen e avionëve, ndersa thotë sërish se piloti italian Giorgio Riformato nuk kaloi në aeroport nga sistemi TIMS.
 
POSTIMI I BERISHËS NË “FB”
Te dhena te reja mbi lidhjet e qeverise me drogen dhe narkotrafikun ajror!
 
Te dashur miq, çdo dite dalin ne drite fakte dhe prova te reja mbi lidhjet e Ediskobarit dhe qeverise se droges me narkotrafikun.
 
- Oficeri O.N. i drejtorise se Policise se Fierit, pohon se para dates 10 maj vet policia ka pare tre here avione te ulur ne rrugen e fshatit Bedat por pasi ka raportuar eshte urdheruar nga lart te mos merret me to.
 
-Ndrikulla Balluku para dates 10 maj ka larguar ne menyre te kundraligjshme disa prej kontrolloreve me te mire vetem e vetem se ata benin detyren sipas ligjit. Provohet plotesisht se ndrikulla Belinda, qe dogji zyren juridike per te zhdukur implikimin e saj dhe te Edvinit me porosi te Rames, kishte kerkuar te merrte ne menaxhim sallonin e VIP-ave te aeroportit, natyrisht kjo duhej per vipat e narkotrafikut dhe baronet e droges qe ata ti kalonin "plaçkat" pa kontroll apo nen kontrollin e ndrikulles.
 
-Riformato, si i besuar i qeverise, nuk kaloi ne aeroport nga sistemi TIMS. Ky sistem funksiononte shume mire por vizita ne Shqiperi e rilindasit ajror te Rames duhej te mbetej top sekret shteteror. Ata qe ende pyesin nese eshte apo jo qeveria e perfshire, i ftoj te provojne nese do mund te anashkalojne sistemin TIMS pa nje mik te foooort.
 
-Saimir Bega ishte siguruar me pare nga politikane te larte per suksesin e operacionit. Thuhet se pas deponimeve te tij ne Tirane, familja e tij ne Itali ka marre mesazhin qe vijon: Bilbili juaj po kendon si teper. Prejani sqepin se per ndryshe do te ju presim koken. ( Kjo e ben te domosdoshme hetimin e çeshtjes se bashku me prokurorine italiane).
 
-Politikane qendrore kane nderhyre per lirimin, te nesermen e ndalimit, te bashkepunetorit lokal Sh. N. ne trafikun e dates 10 maj.
 
- Nga tetori deri tani jane liçensuar nga autoritet e Rinasit 5 avione te lehte dhe helikoptere per njerez te afert te pushtetareve e qeveritareve aktual. Flota e Mushkonjave eshte vepra e pare madhore e Ediskobarit. Rama Ik!! sb
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër