Protesta e 7 kombëtare e opozitë jopralamentare shpërtheu në akte dhune për disa orë. Në ktë protestë militantët e PD-së dhe LSI-së hodhën kapsolla, fishekzjarrë e mjete të tjera shpërthyese, ku si pasojë u plagosën dhjetra policë e protestues.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë disa foto ku shihen dy persona me plagë në kokë dhe qepje nga mjekët. Sipas Berishës personat në foto janë dy protestues, Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela. Sipas pretendimeve të ish-kryeministrit personat në fjalë janë qëlluar me qytë revolveri.

Më pas ai hedh akuza mbi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj teksa thotë se të dy ata do të mbajnë përgjegjësi personalisht.

Kujtojmë se nga dhuna e ashpër që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në protestë mbetën të plagosur tre protestues ndërsa nga radhët e policisë janë 10 efektivë të plagosur. Ndërkohë për një protestues të plagosur në këmbë nga radhët e PD-së pretendohej se është plagosur me armë, por e vërteta ishte se protestuesi plagën e kishte nga shpërthimi i fishekzjarrëve. 

Postimi i Berishës:

Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara.