Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Report Tv argumenton situatën politike pasi kuvendi votoi me 75 vota pro dhënien e autorizimit të SPAK për arrestim/ heqje lirie të Sali Berishës i akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Duke intepretuar qëndrimin politik të ish kryeministrit, Ngjela thotë se Berisha poi pranon akuzën.
“SPAK-un e votoi dhe Sali Berisha. Saliu nuk mohon akuzën por e pranon. Ai që nuk mbrohet për pafajësinë e tij në mënyrë juridike para parlamentit opinionit apo gjykatës është i fajshëm. Protestat bëhen për pushtetin politik dhe jo gjyqësor” thotë Ngjela për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv duke komentuar dhe protestat e thirrura nga Berisha
Por si do të jetë e ardhmja e opozitës dhe e Partisë Demokratike?
Ngjela bën këtë parashikim
“E gjitha do të kthehet drejt perëndimit. PD i ka ardhur koha të bashkohet me një sistem të ri të brendshëm juridik, kongres të ri dhe të dalë në treg. Nëse PD bashkohet dhe krijon të djathtën në një shtet që është monopartiak për 4 – 5 muaj mund të dalim në zgjedhje të reja fiton dhe zgjedhjet”