Pas protestës së djeshme, kryetari i PD Sali Berisha ka pranuar dështimin dhe se ka nevojë për një organizim më të mirë. Edhe vetë ai është koshient, përveç atyre pak militantëve besnikë, nuk mund të frymëzojë asnjë qytetar të vetëm që t’i bashkohet në tubim.
“Ndaj dhe strukturat e PD, demokratët, është e vërtetë, duhet të organizohemi më mirë. Duhet ta kemi të qartë se po luftojmë me një diktaturë. Dhe lufta me një diktaturë është lufta më e vështirë, por është gjithashtu edhe misioni më i rëndësishëm që mund të përmbushë një njeri ndaj vetes së tij, familjes së tij, dinjitetit të tij dhe vendit të tij”, tha Berisha.
Pavarësisht se realiteti është krejt tjetër, Berisha vijon me propagandën e tij duke thënë se dje në protestë ishin dhjetëra e mijëra qytetarë ë iu bashkuan për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Në një bisedë me qytetarët, Berisha flet për një jehonë të jashtëzakonshme botërore, ndërkohë që kjo protestë e 8-të, kishte pjesëmarrjen më të ulët se gjithë të tjerat.
“Së pari, dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para atyre dhjetëra mijëra që u bashkuan dje në rrugët dhe sheshet e Tiranës në një kryengritje madhështore për të mbrojtur nderin, dinjitetin e çdo shqiptari. Për të mbrojtur ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, integrimin në Europë. Për të mbrojtur të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ishte protesta, kryengritja paqësore e tetë, me një jehonë të jashtëzakonshme botërore. I ndiqni lajmet se si guximi, kurajo, sakrifica juaj u shndërrua në lajm botëror. U përcoll me dashamirësi absolute. Betejë si në legjendë kundër dyshes tashmë famëzezë në mbarë botën, Rama-Balluku”, tha Berisha.
Sali Berisha refuzon të pranojë që strategjia e drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita duke e bllokuar në bulevard, ishte një kurth për të. Ai thotë se kjo ishte direktivë e Ramës nga frika që ai ka prej protestuesve të Sali Berishës.
“Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës për këtë sakrificë që ne do ta vazhdojmë gjer në largimin përfundimtar të kësaj të keqe të madhe. Të këtij njeriu që ka vendosur moral të regjimit të tij, moralin e etërve të tij xhelatë. Të këtij njeriu që bllokoi bulevardin e protestës paqësore për të treguar frikën dhe tmerrin që ka nga protestuesit”, tha Berisha.
Berisha vijon e më tej duke thënë se Edi Rama kishte dhënë urdhër që ai të shenjtërohej në protestë nga boti i ujit.
“Ky frikacak i ulët, ky kriminel ordiner, që njëherë nxjerr një bandit për të festuar praninë e liderëve europianë në një atentat ndaj meje. Njëherë tjetër urdhëron një kriminel në timon për të drejtuar topin e ujit. Por ta dijë mirë se Edi Rama nuk ka shpëtim. Çfarëdo që të përdorë, ai do marrë atë që meriton, do shkojë bashkë me lubinë e tij dhe Lindat e tij. Lindat e tij bashkëhajdute. Do shkojë atje ku e kanë vendin. Ky popull nuk ia fal kurrë Edi Ramës vjedhjet e tmerrshme që ka bërë”, tha Berisha.
Kreu i PD komentoi dhe deklaratën e ambasadorit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato, i cili i konsideroi spekulime pretendimet e opozitës për bllokimin e procesit të integrimit.
“Pra, gjërat u konstatuan në vend dhe unë mund t’u them se në atë raport, që ju e cilësoni me të drejtë dhe që është radiografia reale e situatës në Shqipëri, janë bërë 300 e sa ndërhyrje dhe amendime. Keni të drejtë. Raporti konstaton një mori të pafundme problemesh që ekzistojnë dhe bën thirrje të adresohen.
Përndryshe, mosadresimi i tyre ka pastaj raport tjetër në të cilin i thuhet që të ndërpritet të gjitha bashkëpunimet me Shqipërinë. Dhe unë u them se është konsideruar. Edi Ramës i është thënë se një variant është të zhbëjmë të gjithë procesin e integrimit që nga fillimi me Shqipërinë. Por ky variant është rezervë, nuk është vënë menjëherë në lëvizje”, tha Berisha.
Komente












Flamur Noka duhet te marre PD Berisha me kete ritem do humbase edhe zgjedhjet ne 2029
Përgjigju