Berisha pret McCormak: PS po
i keqpërdor anëtarët e saj në KQZ
Kryeministri Berisha është takuar sot me shefen e misionit të ODIHR-it Conny McCormak, të cilën e vuri në dijeni se është i gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë.
TIRANE - Kryeministri Berisha ka pritur sot në takim shefen e Misionit të ODIHR-it Conny McCormak dhe anëtarë të tjerë të misionit vëzhgues të
OSBE/ODIHR. Pasi u bëri një panoramë të fushatës, për çështjen e
KQZ-së, Kryeministri u shpreh se Partia Socialiste po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor, duke keqpërdorur anëtarët e saj në KQZ, nëpërmjet orkestrimit politik të dorëheqjeve të tyre, megjithatë ai u tregua i gatshëm për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së me emrat që opozita do të propozojë. Berisha, duke shprehur bindjen e tij se mazhoranca duhet të sigurojë besimin e opozitës në proces, nënvizoi se reforma zgjedhore u bazua në propozimet e opozitës.
Po ashtu, sipas burimeve zyrtare nga KM, Berisha shprehu besimin se të gjitha partitë politike janë të angazhuara për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Kryeministri nënvizoi se Kodi Zgjedhor tashmë ka trajtuar në mënyrë konsensuale, gjatë reformës së fundit zgjedhore, rekomandimet e ODIHR-it të viteve 2009 dhe 2011, duke e bërë kështu kornizën ligjore edhe më të mirë, edhe më solide, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës.
Ai e njohu shkurtimisht shefen e Misionit të ODIHR-it në përmirësimet shumë të mëdha të infrastrukturës zgjedhore si hartimi i listave dixhitale të zgjedhësve, pajisja me karta identiteti e të gjithë votuesve, rritja e numrit të qendrave të numërimit, zvogëlimi i numrit të zgjedhësve për qendër votimi etj., ndryshime këto që do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e standardeve të procesit, do të shkurtojë kohën e numërimit, do të rrisë transparencën dhe besueshmërinë e rezultatit zgjedhor.
Zonja McCormak e falenderoi Kryeministrin për panoramën dhe qartësimet mbi çështje të caktuara të procesit përgatitor zgjedhor dhe ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin për rëndësinë shumë të madhe të ka transparenca e procesit zgjedhor për besueshmërinë e këtij procesit. Ajo e njohu Kryeministrin me eksperiencat e saj 30-vjeçare në administrimin e zgjedhjeve si dhe me strukturën e Misionit Vëzhgues të ODIHR-it. Përfaqësuesit e ODIHR vlerësuan thirrjet e Kryeministrit Berisha për vendet anëtare të OSBE-së, Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, atë të Këshillit të Europës, Parlamentin Europian etj. për dërgimin e një numri sa më të madh vëzhguesish.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.7%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44