'14 maji'/ Berisha prezanton kandidatin e Metës në Kuçovë! Lefter Maliqi nuk përmbahet: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia

'14 maji'/ Berisha prezanton kandidatin e Metës në Kuçovë! Lefter Maliqi nuk përmbahet: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Lefter Maliqi

KUÇOVË- Sali Berisha nga Kuçova iu ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë kandidatin e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi. Në ceremoninë e prezantimit, Berisha tha se është i bindur që do të fitojnë, teksa nuk i kurseu lavdet për të.

“Kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi.

Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni.

"Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Maliqi ka listuar disa nga premtimet për bashkinë e Kuçovës e ndërsa tha se do të do ta shndërrojë këtë Bashki në një kantier ndërtimi.

“Kini besim të patundur që do i bëj të gjitha që vitin e parë. Nuk ka asgjë që më ndal për të punuar për publikun. E keni parë në komunën që drejtoja, që njerëzit nga gëzimi thernin dashin te këmbët se i ktheva në vepra. I dyfishova në vepra.  Do të suvatohen të gjitha pallatet që janë bërë si gërmadha, do të luhen të gjitha. Të gjitha rrugët e lagjeve brenda dy viteve do të asfaltohen. Qendra e kulturës do të bëhet, tregu do të bëhet modern, ura e Bardhajt, shumë rrugë do të bëhen shumë shpejt”, u shpreh ai.

Maliqi u shpreh se që në muajin e parë do të blihen 13 mjete, ndër to edhe dy mikrobusë të linjës Kozare-Lumas me 50% të kostos për qytetarët dhe falas për pensionistët.

“Do të blihen 13 mjete që në muajin e parë, tre fadroma, tre kamionë, dy mikrobusë të linjës Kozare Lumas me 50% kosto dhe për pensionistët falas. Lefter Maliqi çfarë thotë e bën realitet. Do të qërojmë. Do i hedhim në kosh tenderat korruptivë të pastrimit të qytetit dhe do bëjmë atë që duhet. 

Të gjitha rrugët dhe urat në fshatra do bëhen të gjitha. Meriton Kuçova këtë gjendje ku është?! A nuk meriton Kuçova një muze historik. Nuk meriton një qendër kulture? A meriton një treg si Kandahar?”, tha Maliqi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 29/03/2023 19:31

    Po flet lapanjozi koqia lefter-lefteri!!ruhuni se ky vetem te humb di!nuk do shohi fitore se eshte njeri i percmuar shpirtzi fuck you lefter!

    Përgjigju
  • Iris: 29/03/2023 03:44

    E dime qe je trim e i cartur,e qe i mban premtimet,por dashin therre vete o Lefter Protopapa,eshte testi kryesor per kandidatet qe duan te ngrihen ne karriere nga drejtimi i nje komune ne ate te nje qyteze.

    Përgjigju
  • FATMIR FATKAR GAZI MERSEPE ÇAFAJ: 28/03/2023 21:45

    O ÇFAR TMERRI LEFTER KAPTERRI DO DREJTOI E DASHIN DO TA BOJ KURBAN KY JARAN. A KA MË TURP E MË ZHGËNJIM QË NJË INJORANT SI LEFTER MALIQI TË MARI PJES NË POLITIK KY HIPOLIT. KY LEFTER KAPTERRI S VLEN AS PËR ROJE STALLE E KTË LLOI PALLE E VEN KANDIDAT DY LUGAT SALI BAJGA E SPIUNI HAJDUT ILIR METAJ E VËRTETAJ.

    Përgjigju
  • Linda: 28/03/2023 21:32

    Mos harrojn dhe damixhanet e rakis per Liken !Nuk do behet dasem po votime o cop mishi me dy sy! I kane zgjedhur me kokrra gjithe injorantet per kanditat!

    Përgjigju
  • Endri: 28/03/2023 21:31

    Halli me i madh i votuesve te ketij idiotit Lefter Maliqi eshte se me ke parti do jete javen qe vjen se i ka nderruar nja 10 cope deri tani hahahahaha. Ne 2017 ndersa e kishte emrin i 3 ne listen e PD per qarkun Berat doli dhe beri fushate per PS ne podium me Ramen , rast unikal besoj ne historine politike boterore . Faj ka edhe PS qe e mori nje hale si ky dhe e beri zyrtar te larte te burgjeve pas zgjedhjeve .I ka ngelur ora te komuna Lapardha dhe kudo qe shkon thote do bej qytetin si Lapardhaja , debil komplet .

    Përgjigju
  • Profesori i llogjeve: 28/03/2023 20:13

    Dhe themi ne pse fiton rama e pse jemi ne kete pike Ku mos te talli pallen rama kur ka kundershtare injorante me diploma qe I le drejtimin cdo kandidati te rames qe mund te jete me loqe se ky qe flet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja