Berisha: Protesta e sotme më e
rëndësishmja nga 20 shkurti 1991

Berisha: Protesta e sotme më e<br />rëndësishmja nga 20 shkurti 1991
Ish-kryeministri Berisha protestën e sotme e ka cilësuar si më të rëndësishmen që është zhvilluar pas 20 shkurtit të vitit 1991.
 
“Beteja jonë sot është po me krimin ordiner dhe politik qeveritar, murin e tij të tmerrshëm të vrasjeve, tritoleve, të maskave, atentateve, grabitjeve, murin që rrënon, kërcënon çdo ditë jetën, sigurinë, paqen tonë, murin që na ndan çdo ditë e më shumë nga e ardhmja jonë dhe bën të pamundur integrimin tonë në Europë.”- shkuar Berisha në rrjetin social “Facebook”.
 
Statusi i plotë i Sali Berishës në Facebook
Perpara Shqiperia!! Forca! Forca! Forca!
Sot fituam nje beteje! Por lufta vazhdon!
Te dashur miq, me se pari dua dhe njehere te perulem me mirenjohjen me te thelle, nderimin me te madh per perkushtimin, guximin, sakrificen qe beri çdo i ri, e re, burre apo grua, ne pjesemarrjen e tij sot ne protesten me te rendesishme qe nga 20 shkurti i vitit 1991. Me 20 shkurt te vitit 1991 ne permbysem shtatoren e Hitlerit te shqiptareve dhe busteve hoxhiste te gjalla, te terrorit te kuq dhe genocidit komunist ndaj shqiptareve. Beteja jone sot eshte po me krimin ordiner dhe politik qeveritar, murin e tij te tmerrshem te vrasjeve, tritoleve, te maskave, atentateve, grabitjeve, murin qe rrenon, kercenon çdo dite jeten, sigurine, paqen tone, murin qe na ndan çdo dite e me shume nga e ardhmja jone dhe ben te pamundur integrimin tone ne Europe.
 
Qeveritaret e lidhur koke e kembe me krimin, kudo qe udhetojne, kudo qe shkojne, na perfaqesojne jo me vlerat qe kemi por me kokainen, maskat, vrasesit e tyre. Ne kurre nuk mund ta pranojme kete. Beteja me krimin eshte beteja me rrezikun por vlerat qe ne mbartim, nderi yne, dinjiteti yne njerezor, dashuria per jeten, sigurine e saj, krenaria e te qenurit shqiptar, besimi yne ne te ardhmen europiane qe meritojme eshte qindra here me i forte se hanxheret e krimit qeveritar, bandave te pushtetareve tane, qe ne krye te parlamentit montojne skenare per vrasje politike dhe akuzojne opoziten per kurthin e tyre, apo te tjera ne qeveri qe kercenojne me jete liderin e opozites, per te mos mbrojtur interesat tuaja jetike!
 
Qeveritaret e krimit sot mbrojne Xhuvanet, Karkinet, Dajterit e tyre. Keta kriminel me pushtet lirojne ose i denojne ata me 6 vjet burg per jete njeriu edhe kur vrasesi i partise ka vrare jo nje apo dy por 5 te rinj. Keta kriminel ne pushtet ndrojne akuzat Karkineve te partise, zhdukin deshmitaret e vrasjes se komisareve te policise. Sot ju me forcen e vlerave dhe guximit tuaj, pa dale ende ne rruge, ne marshin e pare te antikrimit qe nga 20 shkurit i vitit 1991, mbyllet ne me pak se 10 minuta parlamentin e tyre te krimit, çate rruget dhe sheshet e Tiranes si kurre me pare dhe u kthyet sonte ne familjet tuaja si qytetare fitimitar.
 
Por kjo per ne eshte vetem beteja e pare. Lufta jone kunder krimit dhe mazhorances se tij te qelbesirave ne pushtet nuk do ndalet kurre gjeri ne shpartallimin e plote te tij. Zoti ju bekofte ju vajzave, djemve, burrave, grave, trima e guximtare te Tiranes dhe mbare Shqiperise, qe hapet sot betejen e pare mbarepopullore kunder krimit qeveritar dhe e fituat ate! Perpara Shqiperia! Forca! Forca! Forca! Sb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë