Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e ardhshme kundër kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga ajo e 22 dhjetorit,nuk do të jenë thjesht simbolike apo dyorëshe, por të forta dhe të qëndrueshme, deri në largimin e tij nga pushteti. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale.

"Berisha: Unë ju mirëkuptoj ju por dhe ju më mirëkuptoni mua. Historia dhe eksperiencë kemi. Në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe të motivuar se kurrë sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale, zgjedhjet e 11 majit i ka fituar opozita. Kemi të drejtë të marrim cdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti, Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. Ne jemi në diktaturë, Në kavajë në mars ’90 grupet antikomuniste 2 ditë çliruan kavajën, me motivin ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot o kurrë. Ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do i përvishemi diktaturave. Ne japim sinjalin e parë më 22 për të vijuar deri në rrëzimin e tij. Të gjithë ata që janë të betuar për të larguar, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme të gjata. Protestat më tha një qytetar në kavajë duhet ti bëjmë me batanije në shpinë",- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Nëse Rama nuk dorëzon Ballukun, shqiptarët duhet të reagojnë me revoltë! Kam ftuar Lapajn t'i bashkohet protestës së 22 dhjetorit, por ka refuzuar