Berisha protestë homazh për Ilvi Metën e vetëvrarë në Komisariat? Po për 4 të vrarët në Bulevard pse asnjë qiri apo pendim?

Berisha protestë homazh për Ilvi Metën e vetëvrarë në Komisariat? Po për 4 të vrarët në Bulevard pse asnjë qiri apo pendim?

1651846189_1622127814Berisha.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke hedhur akuza të forta sot, paralajmëroi se do t’i propozojë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që nesër në orën 20:00 të zhvillohet në çdo komisariat të vendit një protestë homazh për të riun që humbi jetën në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Berisha tha se do të ndizen qirinj para komisariateve pasi sipas tij Ilvi Meta mund edhe të jetë vrarë. Si gjithmonë Berisha hedh akuza pa pasur asnjë provë.

Por në fakt Berisha ka një standard të dyfishtë, si gjithmonë, edhe në këtë qëndrim të tij. Kur ai ishte Kryeministër 4 ishin personat që humbën jetën para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011.

Ai jo vetëm që nuk denjoi të ndizte një qiri për çdo jetë të pafajshme të humbur në mënyrë tragjike por nuk la baltë pa hedhur mbi viktimat.

Madje ai çdo vit në mënyrë sistematike ka përsëritur se ai ishte shumë i vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe s’do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vrarë nga Garda.

“S’kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin”, ka thënë Berisha në vazhdimësi.

Ndaj propozimi i Berishës për të ndezur qirinj në nder të Ilvi Metës është thjesht një qëndrim prej një politikani ‘makiavelist’ që kërkon të përfitojë politikisht nga çdo situate e mundshme.


Lajmi kryesor:

Vdekja e të riut në Kavajë, Berisha: Nesër protestë në të gjitha komisariatet! Presidenti? Sot vendosim, Rama përballet me opozitën e vërtetë, Alibeaj ministër i tij


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië