TIRANË- Në një kohë kur Sali Berisha po zhvillonte protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe protestuesit e tij janë mbledhur para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama është shfaqur i qetë duke punuar në një vazo me baltë. Kryeministri shihet teksa po ngjit një poçe të thyer dhe po bisedon me qeramistin.

Në këtë bisedë mes miqsh, kryeministri nuk ka lënë pa përcjellë edhe një mesazh, ku thotë së thyerjen duhet ta kthejmë në kreativitet.

Artisti: Kur më dhe idenë e bronzit thash o zot! Thash ky ka tru!  Për hir të së vërtetës çfarëdo gjej që ka dalë e thyer nga furra e thyerja ke gjet një zgjidhje!

Rama: Ka një arsye që thyhet të cilën ne nuk e dimë por duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart!

Ndërkohë videon me mikun e tij artist, e shoqëron me mbishkrimin: Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!